Gjatë këtij procesi fibrat prej gjendjes së parregullt shëndrohen në fije te kualitetit të caktuar me karakteristika të reja kualitative dhe kuantitative. Përpunimi i pambukut zhvillohet në maqina speciale të konstruktuara për këtë qëllim. Pambuku vjen në repartet e tjerjes në formë të denjeve të presuar.
Ky proces zhvillohet në disa mënyra dhe metoda, prej të cilave në praktikë më teper përdoren:
- METODA E LËNUARJES – kjo metodë zhvillohet në këto faza teknologjike:
a) Pregatitja e fibrave dhe përzierja e tyre
b) Çelja dhe pastrimi i denjeve të pambukut
c) Lënuarja
d) Bashkimi dhe shtërngimi i dy shtresave
e) Paratjerja
f) Tjerja
- METODA E KREHJES – kjo metodë zhvillohet në këto faza teknologjike:
a) Pregatitja e fibrave për tjerje
b) Çelja dhe pastrimi i denjeve të pambukut
c) Krehja
d) Bashkimi dhe shtërngimi i dy shtresave
e) Paratjerja
f) Tjerja
- METODA E TJERJES DIREKTE – kjo metodë është më e re prej dy metodave të lartëpërmendura, shfrytëzohet për tjerje të pambukut me kualitet më të ulët. Procesi është i njejtë si te metoda e lënuarjes deri te faza e bashkimit dhe shtërngimit të shtresave në vazhdim tejkalohet faza e paratjerjes dhe direkt kalon në fazën e tjeres në makinën unazore. Për këtë shkak quhet metodë direkte.
- METODA E TJERJES JOBOSHTORE – kjo metodë është më bashkëkohore kurse procesi zhvillohet në maqinat e teknologjisë më të re. Procesi zhvillohet një lloj si në proceset e më parë deri tek faza e bashkimit dhe shtërngimit, në vazhdim tejkalohet faza e paratjerjes, kurse bashkë me tjerjen zhvillohet edhe mbështjellja. Tjerja zhvillohet me ndihmën e turbinave për këtë shkak quhet edhe tjerje turbinale.
- TJERJA E MBETURINAVE TË PAMBUKUT – me këtë metodë tjeren të gjitha mbeturinat që ngelin nga metodat e lartëpërmendura.
Pas mbledhjes së pambukut kryhet pastrimi i tij, pas pastrimit pambuku me presa speciale formohet në denje me dimenzione dhe peshë të caktuar. Denjet peshojnë prej 200 – 250 kg, të cilat janë të mbështjellura me jutë apo pëlhurë të përforcuar me tel.
Në repartet e tjerjes denjet ruhen në magazina special ku janë të mbrojtur nga ndikimet atmosferike dhe nga zjari.
Pregatitja e pamukut dhe përzierja kryhen para fillimit të përpunimit, me përzierjen e disa fibrave të pambukut të ndryshëm, përafërsishtë të kualitetit të njejtë pregatiten sasi më të mëdha të kualitetit të njejtë të fibrave të cilët do të japin si produkt kualitet të njejtë të fijes tjerse. Që prodhimi të jetë më i suksesshëm duhet fibrat të lirohen nga presioni dhe të aklimatizohen, ki proces zhvillohet në hapsirën e quajtur paranxehmore. Në këtë hapsirë fibrat i pranojnë kushtet e prodhimit që donë të thotë adaptohen në temperaturë 20 – 24 ˚C, dhe lagështi relative prej 50 – 70 % ku qëndrojnë 24 orë.
Pambuku i presuar në denje nuk mundet direkt të shfrytëzohet për tjerje. Nga mbledhja fibrat e pambukut përmbajnë pa pastërti të ndryshme si që është pluhuri nga Toka, gjeth, pjesë të trungut, fara etj. Këto mbeturina duhet larguar që të mundë fibrat në vazhdim të përpunohen. Me çeljen pambukut në të njejtën kohë i bëhet edhe pastrimi i tij. Për largimin e pa pastërtive gjatë çeljes shfrytëzohen thika të ndryshme cilindra të llojllojshëm etj. Çelja dhe pastrimi i pambukut kryhet në makina të cilat i quajmë çelsa. Egzistojnë çelsa të llojllojshëm për çeljen e pambukut të cilët kanë të njejtën detyrë, përpunimin e pambukut.
Çelsi i denjeve është maqina e parë në përpunimin e pambukut në të cilin kryhet çelja, pastrimi dhe përzierja e pambukut. Në fotografinë numër 2 është paraqitur shema e çelsit të dengut.
Fibrat e pambukut vendosen në shiritin transportues (1) e cila lëvizë dhe i dorzon fibrat në shiritin transportues (2) i cili i bartë fibrat në shiritin me gjemba (5) e ky bënë bartjen e fibrave në drejtimin e lëvizjes. Në pjesën e epërt gjindet cilindri kthyes (6) i cili ka për detyrë të kthejë fibrat e tepërt, pas këtij cilindri gjindet cilindri për pastrimin e pambukut i furnizuar me thika (7) pas shiritit transportues me gjemba gjindet cilindri përcjellës i pambukut (8), në dalje gjindet rrjeta e perfornizuar (9) nëpërmjet të cilës pikojnë mbeturinat, në dalje pambuku kalon nëpërmjet dy pllakave magnetike (10) të cilat na shërbejnë për ndaljen e metalit. Në shiritin transportues (1) sasinë e fibrave e rregullon mekanizmi (3) dhe (4) në mbarim të çeljes dhe pastrimit fibrat e përpunuar pregatiten për procesin e ardhëshëm. Përveç kësaj makine në këtë fazë përdoren edhe këto makina:
1.Pastruesi dhe çelsi vertikal (Krajton) përdoret për pastrimin e pambukut më të pa pastër foto numër 4

2.Pastruesi dhe çelsi horizontal përdoret për pastirmin e fibrave në kombinim me paqinat tjera, në këtë mënyrë arrihet efekti më i madhë foto numër 5

3.Pastruesi dhe çelsi shkallzorë përdoret për pastrimin e të gjitha llojeve të
pambukut foto numër 6

4.Makina e Baterit është maqina e fundit në këtë fazë prej kësaj makine formohet produkti i gatshëm i quajtur Rrotkë me trashësi 50-33 ktex foto numer 7
5. Agregati pastrues – agregat quajmë makinat e kombinuara. Me këtë agregat zhvillohen të gjithë proceset prej çeljes së denjeve deri te formimi i rrotkës foto numër 8.

Përbërja (pjesët) e agregatit:
- ÇD – çelsi i denjeve
- PA – përzierja automatike
- K – komora
- ÇSH – çelsi shkallzorë
- ÇCC – çelsi cik cak
- F – furnizuesi
- ÇH – çelsi horizontal
- N – ndarësi
- KO – kondenzatori
- MB – Makina e Baterit
- P – peshorja
Prej hyrjes e deri në dalje të gjitha maqinat mes veti janë të lidhura kurse materiali transportohet pneumatikisht prej njërës makinë në makinën tjetër nëpërmjet gypave.
Lënuarja është faza më kryesore në procesin e tjerjes. Te procesi teknologjik i tjerjes nga kjo fazë në masë të madhe mvaret kualiteti i fijes tjerse. Detyrat e lënuarjes janë :
1. Ndarja e fibrave në mes veti
2. Largimi i pa pastërtive dhe fibrave të shkurtë
3. Barabarzimi dhe paralelizimi i fibrave në mes veti
4. Përzierja e fibrave
5. Shtërngimi – zgjatja e firbave dhe shiritit prej 90 – 110 herë.
Gjatë lënuarjes njëkohësisht bëhet edhe përzierja, barabarzimi, pastrimi dhe zgjatja e pambukut.
Pjesa kryesore e maqinës lënuarse është cilindri i madh ku zhvillohet (barabarzimi dhe paralelizimi) lënuarja.

Makina ku zhvollohet lënuarja quhet makina lënuarse foto numër 9
Prej fazës së dytë rrotka(1) vendoset në cilindrin(2) i cili rrotullohet dhe nëpërmjet tavolinës punuese(3) e cila eshte e pajisur me mekanizëm për ndërprerjen e punës së makinës në rastë se harxhohet rrotka, dh cilindrit(4)-(5) dërgohet rrotka deri te cilindri dhëmbëzorë(6) i cili ka për detyrë të bënë pastrimin dhe largimin e fibrave të shkurtë. Në mes të cilindrit kryesorë dhe kulmit të tij zhvillohet lënuarja që donë të thotë barabarzim dhe paralelizim i fibrave, në dalje të kësaj makinave formohet shiriti i cili nëpërmjet cilindrit(9) shtërnguesit(10) udhëheqësit(11) cilindrave për shtypje(12) nëpërmjet kokës udhëheqse e vendos shiritn në enën(14). Në vazhdim bëjmë pregatitjet për fazën e ardhëshme bashkimi dhe shtërngimi i dy e më tepër shtresave.
Shiriti i përfituar prej fazës së tretë gjegjësisht lënuarjes, duhet të bashkohet në dy ose më tepër shirita në makinën e shtërngimit. Në këtë fazë arrihet përzierja e fibrave me kualitet të ndryshëm.
Te makina për shtërngim vendosen 6-8 enë të mbushura me shirita të përfituar në makinën lënuarse, këto shirita në maqinën shtërnguese shtërngohen dhe zgjaten, kështu që në dalje të makinës del një shirit i numeracionit përafërsishtë të njejtë me njërin nga shiritat hyrës. Procesi zhvillohet në këtë rradhitje foto numër 10.
Nga enët(1) shiritat udhëheqen nëpërmjet cilindrave udhëheqës(2) tavolinës punuese(3) e paisur me mekanizëm për ndërprerjen e punës së makinës në rastë të mbarimit të shiritit. Grupi i cilindrave(4) ku zhvillohet shtërngimi dhe bashkimi, shpejtësia e rrotullimeve të cilindrave prej hyrjes ka dalja rritet, pas daljes nga cilindrat shiriti shkon te tavolina për kontrollimin e shiritit(5), nëpërmjet cilindrave për shtypje(6), shiriti vendoset në enën(7), dhe mekanizmi për ndërprerjen e punës së maqinës(8).
Te makina klasike për shtërngim ka produktivitet prej 35 deri 60m/min, kurse te makinat me produktivitet të lartë prej 300 deri 500m/min.
Shiriti i përfituar nga makina për shtërngim nuk ka hollësi të duhur që të mund të tjeret direkt. Për këtë në mes makinës për shtërngim dhe asaj unazore vendoset makina paratjerse me emrin Fllauer. Makina paratjerse i kryen këto detyra:
1. Shtërngimi i shiritit deri në hollësi të definuar
2. Dredhimi i shiritit
3. Mbështjellja e fijeve paratjerse në masura
Në foto(11) është paraqitur shema e maqinës paratjerse për pambuk Fllauer.

Shiriti prej enës(1) nëpërmjet udhëheqësit(2) drejtuesit lëvizës(3) në aparatin shtërngues(4) i cili shtërngon shiritin në fije të holluar(5) fletët për dredhim(6) të vendosura në boshtë(7)mbështjellën në masurë(8)i cili lëvizë nëpërmjet boshtit të cilin e lëvizin dhëmbëzorët (9)dhe(11), kurse mbështjellja e fijes kryhet me lëvizjen e mekanizmit (10) lartëposhtë.
Shtërngimi kryhet me rritjen e shpejtësisë prej hyrjes ka dalja në aparatin shtërngues. Fija e shtërnguar nga dalja prej aparatit shtërngues i cili rrotullohet nga krahët i formon dredhimet , çdo rrotullim i krahëve përfitohet një dredhim.
Shtërngimi në Fllauer llogaritet të jetë përafërsishtë 10 herë. Paratjerja ka numeracion të caktuar. Pas mbarimit të paratjerjes masurat e mbushura rradhiten në kuti dhe transportohen te makinat për fazën e ardhëshme – unazore. Shpejtësia e rrotullimit të boshtit te makina fllouer është 800 – 1200 rrotullime për minutë.
Fijet paratjerse që përfitohen në makinën flloer nuk janë të pregatitura për proceset e ardhëshme teknologjike të vejtjes dhe thurjes. Për këtë shkak këto fije duhet të kalojnë nëpër makinën tjerse e cila quhet makina unazore për tjerjen e fibrave të pambukut. Kjo makinë është makina e fundit në procesin teknologjik të tjerjes. Makina unazore i ka këto detyra:
1. Shtërngimi i fijeve paratjerse deri në hollësi të caktuar
2. Dredhimin e fijeve paratjerse deri në numeracionin e caktuar të dredhimeve
3. Mbështjellja e fijeve tjerse nëpër masura.
Pas kësaj makine fijet tjerse të mbështjellura paketohen dhe pregatiten për proceset e ardhëshme teknologjik të vejtjes dhe thurjes foto(12) makina unazore për tjerjen e fibrave të pambukut me metodën e lënuarjes.

Fijet paratjerse të mbështjellura në masurë vendosen në mekanizmin(1) ku bëhet dembështjellja, udhëzuesi(2), me makanizmin kontrollues(3) i dërgon fijet paratjerse në aparatin shtërngues(4) në këtë aparat bëhet shtërngimi i fijeve tjerse deri në hollësi të caktuar, pas aparatit shtërngues fijet tjerse dredhohen dhe mbështjellen në masurë.
Numri i dredhimeve llogaritet sipas formulës Dm=N/ℓ.
Dm – numri i dredhimeve në 1m të fijes tjerse.
N – numri i rrotullimeve të boshtit në 1min
ℓ - gjatësia e fijes tjerse në aparatin shtërngues.
Shtërngimi në të gjitha makinat shtërnguese llogaritet sipas formulës:
SH=Vh/Vd
SH – shtërngimi
Vh – shpejtësia e hyrjes gjegjësishtë cilindrave të parë.
Vd – shpejtësia e daljes gjegjësishtë cilindrave të fundit.
Produktiviteti i makinave tjerse llogaritet sipas formulës:
