Gjatë këtij procesi përfitohen fijet tjerse me tjerjen e numrit të konsiderueshëm të fibrave.
Fibrat kanë prejardhje: bimore, shtazore, minerale dhe kimike.
Për shkak të prejardhjes së ndryshme të fibrave ndryshojnë vetitë e fijeve tjerse. Fibrat paralelizohen dhe barabarzohen rreth e rrotull boshtit, në këtë mënyrë fijet tjerse e rritin fortësinë.
Procesi teknologjik i tjerjes sipas prejardhjes së fibrave ndahet në:
1. Tjerja e fibrave me prejardhje bimore:
1.1 tjerja e pambukut e cila mund te jetë:
- tjerja me metodën e lënuarjes
- tjerja me metodën e krehjes
- tjerja e mbeturinave që ngelin nga dy metodat e mëparshme
1.2 tjerja e linit
1.3 tjerja e kanapit
1.4 tjerja e jutës
1.5 tjerja e ramies
1.6 tjerja e mënillës dhe syzallës
Nga kjo rradhitje mund të dallojmë se prej numrit 2 deri numër 6 është tjerja e fibrave të fortë.
2. Tjerja e fibrave me prejardhje shtazore:
2.1 tjerja e leshit mund të jetë:
- tjerja me metodën e lënuarjes
- tjerja me metodën e krehjes
- tjerja e mbeturinave që ngelin nga dy metodat e mëparshme
2.2 tjerja e mëndafshit
- përfitimi i fijes tjerse të pafundëshme
- tjerja e mbeturinave që ngelin nga përpunimi i mëndafshit
3. Tjerja e fibrave me prejardhje minerale:
3.1 tjerja e fibrave nga asbesti
3.2 tjerja e mbeturinave që ngelin nga asbesti
4. Tjerja e fibrave me prejardhje kimike:
4.1 tjerja e fibrave artificiale
4.2 tjerja e fibrave të viskozës
4.3 tjerja e fibrave të sintetikës
4.4 tjerja e fibrave të poliakrillnitrilit
4.5 tjerja e fibrave të përziera natyrore me kimike
Fibrat kimik e sidomos sintetik për aplikim më të mirë përzihen me fibrat natyral (pambuk,lini,leshi apo mes veti poliesteri me poliakrillin,etj.).
Kualiteti i fijes tjerse mvaret nga kualiteti i fibrave, si dhe nga veprimet profesionale gjatë procesit teknologjik të përpunimit. Për shfrytëzimin e fijeve tjerse në proceset e ardhëshme duhet ditur vetitë kualitative të fijeve tjerse.
Vetitë kryesore të fijeve tjerse janë:
- hollësia
- fortësia
- dredhimet
- drejtshtrirja
- elasticiteti etj.
Hollësia e fijeve tjerse mvaret nga hollësia e fibrave, ka ndikim direkt në kualitetin përfundimtarë të materialeve të tekstilit. Fija tjerse gjatë gjatësisë së vete ka trashësi dhe prerje tërthore jo të njejta. Në praktitë egzistojnë njësi të ndryshme për matjen e hollësisë të fijeve tjerse. Më tepër përdoret njësia TEKS (tex). Kjo njësi është e përbërë prej dy njësive prej gjatësisë dhe peshës.
1 tex është i barabartë me 1000 m që peshon 1 gr

Njësia (tex) është njësi e cila sot e shfrytëzon tërë bota, më së shumti shfytëzohet për caktimin e hollësisë të fibrave, fijeve tjerse dhe fijeve të pafundshme sintetike. Përveç tex-it egzistojnë edhe njësi tjera militex (mtex) dhe kilotex(ktex).
Militex-in e shfrytëzojmë për përcaktimin e hollësisë së fibrave, kurse kilotex-in e shfytëzojmë për përcaktimin e hollësisë të shiritave apo rrotkës. Përveç njësisë tex përdoren edhe këto njësi:
- numërimi i masës (Nm)
- numërimi i gjatësisë (Nl)
- njësia denie (Den)
Numërimi i masës donë të thotë sa njësi të masës përmban njësia e caktuar e gjatësisë.
Numërimi i gjatësisë donë të thotë sa njësi të gjatësisë përmban masa e caktuar.
1 Den donë të thotë 9000 m gjatësi që peshon 1 gram.
Fortësia e fijes tjerse prezanton rrezistencën e fijes ndaj fuqisë e cila tenton që ta ndërpresë. Kjo veti ka rëndësi për zhvillimin e procesit pa ndërprerë. Poqëse fija nuk e ka fortësinë e duhur zvoglohet efekti i shfrytëzimit të maqinës.
Fortësia e fijes hulumtohet me aparatin e fortësisë i ashtuquajtur dinamometër kurse shprehet me kilogram. Për fortësinë rëndësi ka mënyra e rrotullimit ose dredhimet e fijeve tjerse. Dredhimet mund të jenë: në drejtim të shkronjës “Z” dhe “S”.
Te procesi i përfitimit të fijes tjerse më së pari fibrat barabarzohen (rrafshtohen) dhe paralelizohen. Që të përforcohen fibrat mes veti ato ashtu të barabarzuar pak dredhohen në këtë mënyrë përfitohet paratjerje me fortësi të vogël. Për përfitimin e fijeve tjerse me fortësi më të madhe fibrat mes veti dredhohen, me zmadhimin e dredhimeve rritet fortësia
e fijeve tjerse. Bashkë me rritjen e fortësisë rritet edhe fërkimi i tyre. Gjatë rritjes së numrit të dredhimeve duhet pasur parasyshë që të mos tejkalohet kufiri, pasi me tejkalimin zbret edhe fortësia. Kufizimi i dredhimit ku fillon të zvoglohet fortësia e fijes tjerse quhet kufizimi kritik i dredhimit, kurse numri i dredhimeve quhet numri kritik i dredhimeve.
Fija tjerse mundë të dredhohet në të majtë apo në të djathtë, dredhimet e majta i shënojmë me “S” kurse të djathtat me “Z”(foto 1).
Dredhimet njësohen me formulën e Kehlinit:

Dm = numri i dredhimeve në 1 metër gjatësi të fijes tjerse.
a =