PROCESI TEKNOLOGJIK I KONFEKSIONIT
Procesi teknologjik në të cilin ndrohet forma e lëndës së parë në prodhim të gatshëm quhet konfeksion.
Procesi teknik gjatë konfeksionimit përbëhet nga radhitja e operacioneve bazore dhe ndihmëse, me ndihmën e të cilëve nga pëlhura dhe thurina nga material metrazh, prodhohen prodhime final për veshje të epërt dhe të poshtëm.
Operacionet gjatë konfeksionit ndahen në tre grupe bazore:
- Qepja
- Përpunimi
- Pastrimi, kontrollimi
Procesi teknologjik i konfeksionit zhvillohet në mënyrën që vijon:
PREGATITJA
Modelimi
Punimi i modelit Zgjedhja e dizajnit
Konstruktimi
Kompletimi i vizatimeve Pregatitja e shablloneve
PRODHIMI
Prerja
Pregatitja e materialit Berja e shabllonave
Qepja
Puna e dorës Puna e maqinës
Ripërpunimi
Punët me dorë Punët me maqinë
Operacionet përfundimtarë
Sortimi Pastrimi etj.
Kontrolla dhe paketimi
Kontrolla Paketimi
Magazinimi dhe transporti
Magazinimi Transporti
Qepja ështe operacion në të cilën krijojmë shpuarjen e materialeve të tekstilit lëkurës apo plastikës – materiale të sintetikës me përdorimin e dy apo më tepër penave për qepje dhe krijojmë lidhje në mes pjesëve të veçanta të materialit të caktuar në një tërësi. Dallojmë qepje të dorës dhe të maqinës.
Qepja me dorë është e njohur shumë më herët. Lëkurën e pa përpunuar apo e shtavitur njerëzit e qepshin dhe në këtë mënyrë formonin rroba për veshje dhe për mbathje kështu që në këtë mënyrë ato mbroheshin nga të ftohurit. Gjilpëra e parë që ka shërbyer për shpuarje ka qenë nga shkopinjtë kurse peni i parë ka qenë nga lëkurat e drujve apo shirita të hollë nga lëkura. Më vonë shkopinjtë e drurit zavendësohen me ashtët e peshqive dhe nga kafshët tjera.
Në shekullin XIV është paraqitur gjilpëra e parë nga çeliku në këtë kohë është përdorur peni i vërtët për qepje i përfituar me tjerjen e fijeve nga prejardhja bimore apo shtazore, kurse qepja me maqina është zhvilluar shumë më vonë.
Konstruktori anglez Charls Vairentall në 1755 konstruktoi maqinën e parë qepse e cila kishte gjilpërë të lirë me dy maje kah të dy skajet dhe një sy në mes të gjilpërës.
Në vitin 1850 konstruktori amerikan Isak Singer me bashkëpuntorët e vetë konstruktoi maqinën e cila i tejkaloi maqinat e tjera dhe caktoi drejtimin të mëtutjeshëm. Ai formoi firmën të quajtur “Singer” ku prodhonte maqina më të mira për qepje. Kjo firmë edhe sot është një ndër prodhimtarët më me renome të maqinave qepse.
Në vitin 1970 zbuluesi anglez Tomas Seint konstruktoi maqinën e parë qepse me shpuarje zinxhirore. Gjilpëra në vend të syrit kishte kukë për kapjen e penit.
Në industrinë e konfeksionit sot punojnë maqina të llojllojshme nga konstruksioni i tyre, përdorimi, produktiviteti etj.
Sot në industrinë e konfeksionit përpunohen materiale të ndryshëm bazor dhe ndihmës. Përveç pëlhurave dhe thurinave të cilat përpunohen nga fijet e ndryshme industria për veshje shfrytëzon edhe materiale të ndryshëm nga lëkura e shtavitur dhe peliqe si dhe materiale të ndryshëm nga sintetika, folija, lëkura dhe peliqe artificiale, si dhe tekstil të pavejtur.
Nga materialet ndihmëse shfrytëzohen lloje të ndryshëm të penave, patente etj. Të gjitha këto materiale furnizohen nga anët e ndryshme dhe në kushte të ndryshme të prodhimit.
Pa dallim a egzistojnë norma për kualitetin prap se prap para se ti përdorim këto materiale duhet ti kontrollojmë. Materialet nga tekstili të cilët i marim nga fabrikat duhet ti pregatiten për procesin e konfeksionit. Materiali kontrollohet dhe stabilizohet. Për këtë egzistojnë aparate adekuat për kontrollim dhe stabilizim të materialeve.
Kontrollimi i materialit metrazh të pëlhurës apo thurinës si që theksuam kryhet me aparat special që është paraqitur në shemën – foto(101).
Materiali për kontrollim dembështjellët nga cilindri për mbajtjen e materialit të pakontrolluar nëpërmjet cilindrave udhëheqës vjen deri te tavolina për kontrollim, zakonisht ajo është e vendosur pjerët dhe ka mundësi të rregulloj këndin. Materiali i kontrolluar mbështjellet në cilindrin mbështjellës apo palohet mvarësisht nga nevojat.
Në këtë aparat kryhen këto kontrollime:
- Gjatësia dhe gjërësia e materialit
- Drejtshtrirja dhe trashësia e materialit
- Shpeshmëria e fijeve dhe vegzave të materialit
- Dëmtimet fizike dhe gabimet në material.
Me këtë kontrollim bëjmë hulumtimin e materialit në mënyrë vizuele dhe pas kontrollimit jepet mendimi profesional. Kurse hulumtimet e pëlhurave dhe thurinave kryhen në laboratori si përshembull: mbledhja e materialit, rezistenca ndaj harxhimit, këndi i mbledhjes, rezistenca ndaj lagështisë dhe mundësia për ngjyrosje.
Pregatitjet e punëve për konfeksion ndahen në dy lloje të pregatitjeve:
- Pregatitjet teknologjike
- Pregatitjet administrative
Në pregatitjen e punës në konfeksion marin pjesë veprimet pregaditore:
1. Konstruktimi
2. Modelimi
3. Shabllonimi
4. Normimi
5. Pregatitjet teknologjike
Reparti i konstruktimit ka për detyrë të konstruktojë modele dhe të japë udhëzime për prodhimin e modelit të dhënë.
Reparti i modelimit bën prerjen e modeleve. Modelet i krijojmë me ndihmën e gazetave të modës dhe nga përvoja profesionale e modelarëve.
Me thënijen “model” Në konfeksionim industrial nënkuptojmë çdo send për veshje i cili nuk përpunohet çdo herë në të njejtën mënyrë por çdo herë i ndryshuar.
Reparti i shablloneve ka për detyrë në bazë të modeleve të konstruktuar të krijojnë shabllona sipas madhësive dhe gjërësisë së materialit sipër mjetet bazore ashtu edhe atyre të përgjithshme. Shabllonet krijohen sipas studimeve për shfrytëzim më racional të materialit.
Pregatitjet për punë në konfeksion kanë domethënje të madhe për punë të suksesshme dhe kryerjen e obligimeve në kohën e caktuar duhet theksuar se pa pregatitje ska sukses në punë.
Në industrinë e konfeksionimit prerja përfshinë më tepër veprime të operacioneve. Para se të qepet materiali radhitet në më tepër pala në tavolina të caktuara për prerje. Këte e bëjmë me qëllim që të presim njëkohësisht më tepër copa me ketë veprim risim produktivitetin. Para prerjes duhet të pregatiten fletët prerëse, të vizatohen dhe shumëzohen shabllonat për prerje, të vendosen dhe të shpërndahen vizatimet në sipërfaqe të materialit, ashtu që të kemi sa më pak mbeturina të materialit pas prerjes. Në fund palat i shënojmë që të mos vijë deri te problemet gjatë bashkimit të pjesëve në një bashkësi.
Në disa pjesë të materialit e nevojshme është që disa nga këto pjesë të përforcohen edhe atë duke fiksuar formën dhe dimenzionin me ngjytje të materialit tjeër. Në të shumtën e rasteve ki operacion zhvillohet në puntorinë e prerjes.
Vizatimet duhet të jenë në madhësi 1:1 zmadhimi ose zvoglimi i dimenzioneve e çdo vizatimi në një seri quhet shumëzim i fotografive për prerje. Për këto operacione në vizatime me dorë, shumëzimi dhe përcjellja e fotografive në pëlhurë për prerje shfrytëzohen elemente për vizatim, matje, prerje, shpuarje dhe pluhnimi. Këtu përfshihen lapsa të ndryshëm për vizatim, vizore dhe forma të ndryshme, instrumente për matje me centimetra dhe milimetra, thika dhe kartona të ndryshëm.
Nga materiali nevojiten letra të pakufizuara në gjatësi, rollne, kartona të trashë, plastik të fortë, foli, traka të ndryshme, tavoilnë të ndryshme për vizatime me dimenzione më të mëdhaja.
Për prodhim masovik në industri për konfeksion për tu përshpejtuar prodhimtaria, që të zvoglohen harxhimet, që të rritet produktiviteti prerja bëhet përnjëheri me më shumë copa të cilat janë renditur në më tepër shtresa. Ato mund të jenë nga pëlhura, thurina apo nga materiale tjera. Rënditja e pëlhurës, thurinës në shtresa në naltësi që dëshirojmë kryhet në maqina speciale për renditje.
Nvarësishtë nga lloji i materialit i cili rënditet, dallohen disa lloje të renditjes:
1. Renditje në vijë të drejtë
Palimi kryhet ashtu që fytyra mund të jetë në pjesën e epërme apo të poshtme por duhet të jenë në një vijë të drejtë si që janë paraqitur në foto(102)

1. Palimi i vijës së drejtë por në shkallëzime – foto(103)
1. Palimi pa ndërprerje – foto(104)
1. Palimi në çifte apo paralele – foto(105)
1. Palimi i dyfishuar – foto(106)
1. Palimi i pandryshuar – pëlhurat të cilat janë të mbështjellura në rollne palohen të pandryshuara – foto(107)
Nga palimet më lartë në rastet 1, 2 dhe 4 materiali në fund pritet, kurse në rastet 3 dhe 6 nuk pritet, kurse në rastin 5 bëhet prerja e 2 shtresave pas palimit në njërën anë. Për palimin e materialit ka më tepër lloje të maqinave të cilat dallohen nga konstrukcioni dhe mënyra e palimit. Kohëve të fundit me ndihmën e agregatëve bëjmë palimin por edhe prerjen. Karakteristikat më kryesore të maqinve për palim janë :
- Shpejtësia për palim 27-100 m/min
- Sipërfaqja e punës mvarësisht nga materiali 155-240 cm
- Gjatësia maksimale e materialit 7 m
- Lartësia maksimale e materialit 15 cm
- Lartësia e tavolinës punuese 85-90 cm
- Gjatësia e përgjithshme e agregatit 25-40 m.
Në industrinë e konfeksionit në repartin e prerjes shfrytëzohen maqina të ndyshme dhe aparate të ndryshëm për prerje, ato mund të jenë klasik apo bashkëkohorë-elektornik.
Në repartet e konfeksionit në viset tona zakonisht shfytëzohen maqina klasike për prerje. Këto maqina sipas përdorimit mund të ndahen në dy grupe:
- Maqina për prerje të ashpër dhe
- Maqina për prerje kualitative.
Maqina e parë shfrytëzohet për prerje të ashpra(për prerje të renditjeve) dhe ate në rënditje më të mëdha, të cilat përbëhen nga më shumë pjesë për veshje. Me këto maqina mund të presim në vijë të drejtë apo në lake të butë dhe e njejta kryhet me ndihmën e dorës për këte e quajm prerje e ashpër. Në këtë grup të maqinave për prerje bëjnë pjesë:
- Maqina me thike vertikale
- Maqina me thik rrethore apo me disk
- Maqina me thik këndore
Maqina për prerje me thikë vertikale – kjo maqinë ka mundësi të bëjë lëvizje relative, eshte maqinë e lehtë e cila shfytëzohet për prerje të ashpra dhe ka përdorim relativisht të gjërë në konfeksion - foto(108)
Maqina me thik rrethore apo me disk – kjo maqinë njihet si maqinë e diskut pasi thika ka formën e diskut. Maqina përdoret për prerje të ashpra për rënditje të vogla dhe të mesme - foto(109)
Maqina me thik këndore - edhe kjo maqinë është e njejtë si ajo më parë, dallimi është se kjo është më e lehtë dhe më e vogël kurse thika është në kënd. Shfrytëzohet për prerje të ashpër për rënditje shumë të vogla. Principi i punës i kësaj maqine është i ngjajshëm si te prerjet e thjeshta të thikave, mprehja e thikës bëhet në vet maqinën.
Në grupin e maqinave për prerje precize bejnë pjesë:
- Maqinat me thikë në formë të trakës (bausek) - foto(110)
- Maqina me thikë të palëvizshme apo presa - foto(111,112,113)
Faza në vazhdim për prerje është shënimi. Shënimi kryhet në vende të caktuara në copat e gjepëve, te prerjet etj. Mjeshtri këte e kryen shumë thjeshtë (e shënojmë me pe pjesërisht) kurse në industri bëhet fjalë për rënditje më të mëdha shënimi nuk mund të kryhet në këtë mënyrë. Për shënim industrial egzistojnë aparate të ndyshëm dhe maqina si dhe veprime, në përgjithësi shënimet kryhen në dy mënyra edhe ate : me prerje apo me shpuarje – foto(114).
Gjatë organizimit të punës në konfeksion shumë me rëndësi është organizimi i qeptoreve e më vonë organizimi në fazat tjera. Faza kryesore në procesin e prodhimtarisë është në qeptore. Që të mund të organizohet puna në qeptore duhet të zgjidhet një nga sistemet në puntori. Në prodhimtarinë industriale paraqiten më tepër sisteme të punës por zakonisht përdoren 4 sisteme bazorë:
- Sistemi zinxhiror
- Sistemi zinxhiror takt
- Sistemi brigader
- Sistemi sinkro
Konfeksioni industiral ndahet në tre grupe:
1. Konfeksioni i rëndë
2. Konfeksioni gjysëm i rëndë – konfeksioni i mesëm dhe
3. Konfeksioni i lehtë
Me konfeksionin e rëndë nënkuptojmë - rrobat për meshkuj, femra, fëmijë, kaputa për femra, meshkuj,etj.
Me konfeksionin gjysëm i rëndë nënkuptojmë – vindjakat, rrobat e punës nga pëlhura të rënda prej pambukut.
Me konfeksionin e lehtë nënkupotjmë – të gjitha llojet e veshjve të mbrendshme si dhe veshjet nga thurinat.
Shpejtësia e qepjes në maqinat e para ishte prej 200-300 shpuarje në minutë. Në krahasim me qepjen e dorës qepja me maqinë ishte një përparim i madh. Shpejtësia e maqinave për qepje ishte e vogël për ate bëheshin kërkesa që të gjinden maqina të reja me shpejtësi më të mëdha.
Me zbulimin e kapsit të penit në formë të harkut pak u rrit shpejtësia.
Me zbulimin e kapsit të formës së unazës në vitin 1881 shënojmë fillimin e arritjes së shpejtësisë të qepjes. Shpejtësia arriti deri në 700 shpuarje në minutë. Në vitin 1887 u zbulua kapsi i cili oscilon, i quajtur “central bobin – C.B.” kapës, i cili përdoret edhe sot. Pra nga kjo rrjedhë se për arritje më të larta të shpuarjes së qepjes duhet që kapsi të rotojë. Me lëvizje rrethore të pandërprera gjatë qepjes në pikat e vdekura si që ishte te kapsit e parë këto hudhen dhe oscilojnë. Te maqinat bashkëkohore me rëndësi është që kapsi i penit bën lëvizje të difishuar në krahasim me gjilpërën, kështu që këto maqina arrinë deri në 5000 shpuarje në minutë.
Me zhvillimin e teknikës dhe elektronikës – automatikës sot arrihen shpejtësi më të larta të shpuarjes, por edhe pjesat tjera të maqinës modernizohen.
Në industrinë e konfeksionit egzistojnë lloje të ndryshme të maqinve për qepje të cilat dallohen nga: konstruksioni, përdorimi, shpejtësia, etj.
Duke marrë parasyshë teknikat dhe karakteristikat e maqinave për qepje të njejtat i ndajmë:
Sipas konstruksionit:
- Maqina qepse të thjeshta
- Maqina qepse speciale
- Automatet për qepje
- Agregatët për qepje
- Transferët qepës.
Sipas shpuarjes:
- Maqina me shpuarje të kokës dhe
- Maqina me shpuarje zinxhirore.
Sipas përdorimit:
- Maqina për amvisëri
- Maqina për zanat
- Maqina për industri
Sipas shpejtësisë:
- Maqina me shpejtësi të vogla deri 2500 shpuarje në minutë
- Maqina me shpejtësi të mëdha mbi 2500 shpuarje në minutë
Sipas formës së kokës së gjilpërës:
- Maqina me bazë të rrafshtë
- Maqina me bazë të kuadrit
- Maqina në mënyrë horizontale
- Maqina në mënyrë vertikale
- Maqina me bllok kokë
Sipas numrit të gjilpërave:
- Maqina me një gjilpërë – një kokëshe
- Maqina me dy gjilpëra – dykokshe
- Maqina me shumë gjilpëra – shumë kokëshe
Sipas lëvizjes së kapësit:
- Maqina me kapës që luhatet apo oscilon
- Maqina me kapës që lëvizë në mënyrë rrethore
Sipas llojit të transportimit të materialit:
- Maqina pa transport mekanik
- Maqina me transport të poshtëm
- Maqina me transport të epërm
- Maqina me transport të kombinuar
- Maqina me transport të shtuarë
Sipas mënyrës së lyerjes:
- Maqina me lyerje të dorës
- Maqina me lyerje automatike
Sipas madhësisë së hapsirës për kalim:
- Maqina me hapësirë të kalimit të vogël
- Maqina me hapësirë të kalimit të madhë
Gjatë kohë për maqinën e thjeshtë nënkuptojshim maqinë për qepje më shpuarje kokërzë. Për ate se të gjithë sendet nga pëlhura qepeshin më para me këtë llojë të shpuarjes. Më vonë filluan të qepen edhe sende nga thurinat dhe materialet e ndryshëm elastik, ku bashkimin e pjesëve e bënin me shpuarje të llojit zinxhirorë i cili është më elastik dhe përgjigjet për këto materiale, kjo bëri që të zhvillohen edhe këto lloje të maqinave. Veçanarisht e rëndësishme është shpuarja e dyfishuar zinxhirore i cili përdoret mjaftë, është shumë praktik dhe ka shumë përparësi.
Të gjithë përparësitë e shpuarjes zinxhirore mund të konsiderohen si mangësitë e shpuarjes kokërzë dhe anasjelltas. Nga kjo del se shpuarja zinxhirore është e pazavendësueshme gjatë qepjes së materialeve elastike dhe mjaft zgjatës si dhe të thurinave.
Me shpuarje të kokërzës qepen materialet të cilat janë të fortë dhe më pakë elastik. Sot për maqinën të thjeshtë qepse konsiderojmë të gjitha maqinat që qepin me shpuarje të kokërzës apo shpuarjes zinxhirore. Në foto(115) është paraqitur maqina e thjeshtë qepse.
Pjesët elementare të maqinës janë:
1. Koka e maqinës
2. Elektromotori
3. Përcjellësi nga elektromotori
4. Shtypja e këmbzës për aktivizimin dhe deaktivizimin e maqinës
5. Mekanizmi për ngritje të këmbëzës
6. Mekanizmi për mbështjellje të pënit të poshtëm
7. Mekanizmi për mbajtjen e perit të epërm
8. Bartësi i maqinës
9. Vendi punues i maqinës.
Paraqitja e disa llojeve të kokës të maqinave foto(116) përdorimi cakton llojin e kokës.
Mekanizmi për formësimin e shpuarjes përbëhet nga një numër i madhë i elementeve, të cilat në mes veti janë të lidhur. Detyra kryesore e mekanizmit për shpuarje te maqinat për qepje është që të lidh mes veti penin e lartë me atë të poshtëm dhe të formojë shpuarje që dëshirojmë.
Elementet bazorë të mekanizmit për formësimin e shpuarjeve:
- Gjilpëra e maqinës me elementet për lëvizje
- Kapsi nyjes i penit të epërm dhe kalemi i penit të poshtëm me elementet
- Dhënësi i penit të epërm
- Shtërnguesi i penit të epërm
Gjilpëra e maqinës qepse për qepje kokërz ka për detyrë që me majen ta shpojë materialin që qepet dhe të përcjell penin deri te vendi ku duhet të formohet nyja.
Sipas formës gjilpërat i ndajmë në:
- Të drejta dhe
- Të lakuara
Gjilpëra e drejtë gjatë qepjes hynë nga njëra anë dhe del nga ana tjetër, kurse gjilpëra e lakuar hynë dhe del në të njejtën fytyrë të materialit foto(117)
Pjesët: mbajtësi i gjilpërës, trupi i gjilpërës, kanalet e gjilpërës, harku i gdhendur i gjilpërës, syri dhe maja.
Gjilprorja është e formës cilindrike horizontale e cila lëvizë bashkë me gjilpërën lartë poshtë kurse përforcohet me rrotullim.
Kapsi i penit të poshtëm ka për detyrë që me sqepin e tij të depërtojë në nyjen e penit të gjilpërës dhe atë pe ta hudhë mbi kalemin e penit të poshtëm, duke lidhur penin e epërm me atë të poshtmin duke formuar shpuarje të duhur. Foto(118) - Kapsi që roton
Kurse në foto(119) kapsi që luhatet – pjesët: sqepi, trupi, kanali.
Sipas shpuarjes së maqinës:
- Kapsi i shpuarjeve kokërz
- Kapsi i shpuarjeve zinxhirorë
Sipas llojit të lëvizjes:
- Kapsi që roton
- Kapsi që luhatet
Sipas pozicionit të maqinës:
- Kapsi horizontal dhe
- Kapsi vertikal
Mekanizmi për transportimin e materialit
Transporteri ka për detyrë materialin ta lëvizë pas secilës shpuarje të gjilpërës edhe ate në largesë prej një shpuarje – foto(120)
Pjesët: 1.materiali, 2. Shtypsi, 3. Transporteri
Shpuarjet krijohen në procesin e qepjes me dorë apo me maqinë. Kjo është lidhja e një shpuarje me tjetrën në vazhdimësi apo radhë, ku me lidhjen e penave mes veti kryhet bashkimi i materialeve të tekstilit.
Mvarësisht nga lloji i qepjes dallojmë dy lloje të shpuarjes:
- Shpuarje me dorë
- Shpuarje me maqinë
Shpuarja me dorë - sipas përdorimit egzistojnë disa lloje të shpuarjeve:
- Shpuarje njëshe kokërze
- Shpuarje e dyfishuar kokërzë
- Shpuarje e zgjeruar
- Shpuarje e fshehur – foto(121)
Shpuarje të maqinës - në industrinë e konfeksionit nga shpuarjet e maqinës më tepër aplikohen dy lloje të shpuarjes:
- Shpuarje kokërzë
- Shpuarje zinxhirore
Llojet e Shpuarjeve të maqinave
Shpuarje e rafshtë kokërzë – formohen te maqinat të cilat janë të konstruktuara special për shpuarje kokërzë.
Llojet e shpuarjeve të maqinës kokërzë:
- Shpuarje e rrafshtë kokërzë
- Cik-cak shpuarje kokërzë
- Shpuarje e padukshme kokërzë
- Shpuarje e fshehur kokërzë dhe
- Shpuarje e zgjeruar kokërzë
Foto(122) - Formimi i shpuarjeve kokërzë i rafshtë

Foto(123) - shpuarje e rafshtë kokërzë – i rregult
Foto(125) - shpuarje cik-cak i maqinës shfrytëzohet për qepje të materialeve elastik, në radhë të parë materialeve të thurinave.

F Foto(125) - shpuarje cik-cak i maqinës shfrytëzohet për qepje të materialeve elastik, në radhë të parë materialeve të thurinave.

Gjatë formimit të shpuarjes zinxhirore nuk kryhet hudhja e penit të epërm nën të poshtmin si që ishte rasti te shpuarja kokërzë këtu kemi rastin e hidhjes së penit me penin me ndihmën e vegzës, ngjajshëm si te procesi i thuarjes. Për këte ky lloj i shpuarjes është mjaft elastik.
Egzistojnë disa lloje të shpuarjeve zinxhirore:
- Shpuarje zinxhirore e rafshtë njëshe
- Shpuarje zinxhirore e padukshme njëshe
- Shpuarje zinxhirore e rrafshtë e dyfishuar
- Shpuarje cik-cak zinxhirore
- Shpuarje cik-cak i padukshëm i dyfishuar
Shpuarja zinxhirore njëshe – formohet me ndihmën e gjilpërës dhe kapsit të maqinës me përdorim të vetëm një peni për qepje - foto(127)

Shpuarje e dyfishuar zinxhirore – për formimin e këtij llojit të shpuarjes shfrytëzohen dy pena për qepje, edhe ate: një i gjilpërës i larti dhe tjetri i poshtëm peni i kapsit. Formimi i shpuarjes zinxhirore të dyfishuar është paraqitur në foto(128)


