PROCESI TEKNOLOGJIK I TEKSTILIT TË PAVEJTUR
Me zhvillimin e teknikës dhe teknologjisë është bërë i mundshëm shkurtimi i procesit të prodhimit. Njëri ndër proceset më të shkurtër për nga kohëzgjatja e prodhimit është procesi teknologjik i tekstilit të pavejtur.
Për herë të parë është aplikuar në SHBA në vitin 1930.
Në këtë proces është përfituar prodhimi i gatshëm direkt prej fibrave dhe në këtë mënyrë është shkurtuar koha e prodhimit.
Nga tabela që vijon mund ti shohim dallimet në mes procesit teknoligji të tekstilit të pavejtur dhe proceseve klasike (vejtjes dhe thurjses).
Nga tabela mund të shohim se për vejtje nëvojiten dhjetë procese elementare për thuajre, tetë procese elementare për thurje kurse për tekstilin e pavejtur vetëm tre.
Materialet tekstile të cilat përfitohen me bashkimin e fibrave me metodat kimike, termike dhe mekanike quhen materiale të tekstilit të pavejtur.
Procesi me të cilin përfitohen këto materiale quhet proces teknologjik i tekstilit të pavejtur.
Procesi teknologjik i tekstilit të pavejtur zhvillohet në tre faza:
1. Prodhimi dhe formimi i rrotkës prej fibrave
2. Përforcimi i fibrave në rrotkë
3. Përpunimi dhe ripërpunimi i rrotkës.
1.1 Prodhimi dhe formimi i rrotkës-rrotka prodhohet në dy mënyra kryesore:
1. Metoda e thatë e prodhimit
2. Metoda e lagësht e prodhimit
1. Mënyra mekanike - kjo mënyrë zhvillohet me anë të maqinave. Fibrat lëvizin me ndihmën e maqinave dhe formojnë një sipërfaqe të cilën e quajmë rrotkë(foto83).
2. Mënyra aerodinamike – kjo mënyre zhvillohet me ndihmën e ajrit i cili lëviz dhe bashkë me të lëvizin edhe fibrat. Me këtë lëvizje fibrat formojnë një sipërfaqe e cila quhet rrotkë(foto84).
3. Mënyra hidrodinamike - është mënyra e lagësht e prodhimit ,kjo mënyrë zhillohet me ndihmën e ujit i cili lëviz dhe bashkë me ujin lëvizin edhe fibrat me këtë mënyrë formohet rrotka. Kjo mënyrë është identike me mënyrën e formimit të letrës(foto85).
4. Mënyra kimike – kjo mënyrë zhvillohet me ndihmën e komponimeve të ndryshme kimike ,kto komponime formojn sipërfaqe të cilën e quajmë rrotkë(foto86).
Pas formimit të rrotkës fibrat duhet të përforcohen dhe në këtë mënyrë rrotka bëhet e qëndrueshme ndaj ndikimeve të jashtëm. Përforcimi i fibrave zhvillohet në disa mënyra, më tepër përforcohen në praktitë këto katër mënyrat e përforcimit:
1. Përforcimi i fibrave në rrotkë me ndihmë e gjilpërave foto(87).
Në këtë mënyrë fibrat përforcohen me ndihmën e gjilpërave dhe në praktikë njihet si mënyra mekanike e përforcimit. Gjilpërat janë të renditura në të gjithë gjërësinë e rrotkës dhe bëjnë njeshjen e fibrave, në këtë mënyrë zvoglohet trashësia e rrotkës kurse rritet fortësia.
1. Përforcimi i fibrave në rrotkë me ndihmën e preparateve kimike foto(88)
Në këtë mënyrë fibrat përforcohen me ndihmë e komponimeve kimike me anë të mekanizmave special komponimet hudhen mbi rrotkë.Komponimet kimike bëjnë ngjitjen e fibrave në mes veti dhe në këtë mënyrë rritet fortësia dhe qëndrueshmëria e rrotkës, kjo mënyrë në praktikë njihet si mënyra kimike.
1. Përforcimi i fibrave në rrotkë me nxehtësi foto(89)

Në këtë mënyrë fibrat përforcohen me nxehtësi e cila krijohet me anë të cilindrave të perfornizuar (me vrima). Kjo mënyrë aplikohet vetëm për fibrat kimike të cilat në ndikimin e nxehtësisë kanë aftësi të zbuten, dhe në këtë mënyrë ngjiten. Kjo mënyrë nuk aplikohet për fibrat natyrorë sepse këto fibrat nën ndikimin e nxehtësisë nuk zbuten por digjen.
1. Përforcimi i fibrave në rrotkë me qepje foto(90 & 91)
Në këtë mënyrë fibrat përforcohen me qepje klasike dhe në krahasim me mënyrat tjera është më efikase dhe më e lirë. Përdoren për të gjitha fibrat pa marë parasyshë prejardhjen e tyre kimike apo natyrore. Për herë të parë është aplikuar në Gjermani.
Materialet që përfitohen në procesin teknologjiktë teksitilit të pavejtur, përdoren në amvisëri për teknikë dhe për veshje.
Prodhimet më të njohura të tekstilit të pavejtur janë: mbulesat e ndryshme për dysheme, për mbushje të jastukut, jorganit dhe disa produkteve të ndryshme nga tekstili për veshje. Tekstili i pavejtur përdorimin e ka edhe në prodhimtarinë e lëkurës, por vend të rëndësishëm ka në sanitari dhe higjenë.