Teknologjia e Tekstilit
  Procesi teknologjik i perpunimit dhe riperpunimit
 

PROCESI TEKNOLOGJIK I PËRPUNIMIT DHE RIPËRPUNIMIT

 

Në periudhën kohore që jetojmë lirisht mund ta quajm revolucion I shkencës dhe teknikës. Zhvillim I shpejtë vërehet edhe në industrinë e tekstilit, ku më parë dominonte prodhimtaria primitive, kurse më vonë dominonin maqinat dhe mjeshtrit e specializuar, kurse sot industria e teksitilit është e mvarur nga prodhimtaria bashkëkohore. Rritja e shpejtë e numrit të banorëve, si dhe rritja e standartit jetësor bëri të mundshëm rritjen e nevojave dhe afinitetin e prodhimeve nga tekstili, kështu që prodhimi primitivë dhe ai standart së shpejti u zavendësuan me operacione dhe procese më efikase. Ndrojë shija dhe kerkesa e harxhuesve këto ndrime I kushtëzuan ndrishimet e shpejta edhe në prodhimin e tekstilit. Ki process I zhvillimit në industrinë e tekstilit edhe më tej vazhdon, në të ardhmen ndikim të madh do të kene hulumtimet shkencore, sidomos në lëmitë e përpunimit dhe ripërpunimit.

                       

Kuptimi i përpunimit dhe ripërpunimit

           

Fibrat tekstile me kualitet të caktuar, gjatë zhvillimit të proceseve janë në ndikime të ndryshëm të cilët reflektohen në kualitetin e përgjithshëm. Gjatë përfitimit të prodhimit të tekstilit mundohena që kualiteti i tyre të përmisohet. Kjo ështe e mundshme vetëm nëse i njohim mirë vetitë e fibrave  si dhe teknikat e përpunimit në procesin e caktuar. Te prodhimet e tekstilit rëndësi të vecantë ka: pamja, përbërja dhe përdorimi. Kështu që pëlhurat që shfrytëzojmë për veshje në vendet e ftohta dallohen si izolator që nënkupton ruajtjen e temperaturës së trupit. Për kundër këtyre pëlhura që përdoren ne vende të ngrohta dallohen në atë se duhet sa ma pakë ta mbajnë temperaturën e trupit. Nga disa prodhime të tekstilit kërkohet që të jenë rezistentë ndaj djegjes, disa të jenë rezistent ndaj yndyrës, rezistent ndaj mikroorganizmave të ndryshëm është kërkesë që kërkohet shpesh. Te prodhimet e tekstilit për përdorim në teknikë kërkese më e shpeshtë është rezistenca ndaj harxhimit, temperaturës dhe dritës.                                                                                                                                                                                              Lënda e parë për tekstil gati se asnjëherë nuk i ka të gjitha vetitë që kërkohen për prodhimin e caktuar. Për këte fibrat përpunohen që të përfitojnë veti të reja specifike për qëllime të caktuara. Përmbledhja e proceseve në të cilët nënshtrohet tekstili i pa përpunuar me qëllim që tu përgjigjen nevojave dhe kërkesave të harxhuesve quhet process i përpunimit dhe ripërpunimit apo teknologjia e Apertimit.


 

Pregaditja e pëlhurës për përpunim

           

Në reparte për përpunim lëndët e materialit të tekstilit (fija tjerse, pëlhurat) çdo herë i shoqëron dokumenti përkatës. Dokumenti përmban këto të dhëna:

-          Numri i materialeve

-          Përmbajtja e lëndës

-          Numeracioni i fijes tjerse

-          Pesha e materialit(pjesës)

-          Gjatësia e materialit

            Lloji i përpunimit në të cilin duhet të kalojë prodhimi i materialit . Pëlhurat e papërpunuara më parë i kontrollojnë pastaj pastrojnë. Kontrollimin e bejmë në aparatin për kontrollim foto(92), te i cili pëlhura është vendosur në pozitën vertikale, pëlhura tërhiqet me një mekanizëm të veçuar,apo vendoset në pozitën horizontale mbi tavolinë dhe nën të ndriçojnë me llamba.




Kontrollori i pëhurës të pa përpunuar me kontrollim i kryen këto veprime:

-       Text Box: Foto 92  - Vëren numrin e saktë të gabimeve dhe madhësine e tyre
- 
regjistron

-          - Bën klasifikim e pëlhurës sipas kualitetit.

Kohëve të fundit shfrytëzohen aparate automatike për regjistrimin e gabimeve , ku gabimet regjistrohen në një kartelë, kurse në skaj të pëlhurës aparati i shënon me shenja të ngjyrave të ndryshme mvarësisht nga gabimet dhe madhësia e gabimeve foto(93).





Gabimet më të shpeshta të pëlhurave janë:

1.Përforcimi i fijeve bazë dhe tymne jo i barabartë

2.Fijet bazë apo tymne të trashura apo të holluara

3.Shpeshmëria e jo barabartë e tymnit dhe bazës

4.Skajet të përpunuar dobët

5.Vende të ndytura të dalluara.

Pas kontrollimit pëlhurat e leshta pastrohen dhe qepen, me ndihmën e thikave speciale dhe pincetave të ndryshme i largojmë penat e varura anësh, por edhe vendet e trashura dhe vendet e holluara të fijeve. Vendet e dëmtuara qepen me gjilpëra speciale, kurse në vend të fijeve të theksuara vendojmë fije tjera.

            Pastrimi dhe qepja e pëlhurave me përmbajtje të pambukut-celulozës, bëhet më pak kurse më së shumti largohen fijet që vjejne nga ënësh. Për pastrimin e pëlhurave te pambuk– celulozës shfytëzohet aparat special foton(94).






Me kalimin e  pëlhurës nëpër aparat kontrollohen dhe pastrohen te dy anët e pëlhurëes. Në të njejtën mënyrë pastrohen edhe pëlhurat e përzyera të leshta – pambuk apo kimike natyrore.

 

Nishestizimi

           

Gjatë vejtjes fijet bazore janë nën ndikimin e shtërngimit e kjo shkakton ngarkesë, (Si rezultat i fërkimit me pjesët e metalit të vekut) si dhe fërkimi mes fijeve për këtë duhet të bëjmë nishestizimin që të ritim rezistencën ndaj fërkimit dhe deformacioneve tjera gjatë zgjatjes. Procesi me anë të cilit fijet i shtresojmë me një shtresë të hollë të materjes quhet nishestizim. Materialet që i përdorim për nishestizim quhet nisheste. Fijet tymne shumë rrallë nishestizohen. Nishestizimi është i pashmangshëm në procesin teknologjik me çka i zvoglojmë ndërprerjet gjatë punës në vek. Nishtestizimi kualitet duhet të siguroj një shtresë mbrojtëse të fijeve, me çka rritet rezistenca ndaj fërkimit gjatë punimit nëpër vek.

            Gjatë nishestizimit me rëndësi janë dy faktorë:

-          Sasia e nishestes që pranon fija dhe

-          Nishestizimi i barabartë në të gjithë gjatësinë e fijes.

            Sasia e nishestizimit dhe nishestizimi i barabartë në të gjithë gjatësinë mvaret nga viskoziteti i nishestes. Nishestizimi përfitohet nga materjet natyrore dhe kimike.

Natyrore – misri, patatja, gruri, orizi, etj.

Kimike – alkoole të përziera me preparate tjera kimike.

 

Denishestizimi

           

Pëlhurat që janë të nishestizuara shumë rëndë lagështohen, e kjo ndikon në komplikimin e proceseve të ardhshme të përpunimit. Për këtë pas vejtjes bëjmë denishestizimin, me këtë proces bejmë largimin e nishestes nga pëlhura. Para denishestizimit pëlhura kalon nëpër banjo me ujë të nxehtë, gjatë kalimit të pëluhrës nëpër ujë të nxehtë glikoza i humbë vetit. Procesi i denishestizimit mund të zhvillohet në katër mënyra:

1.      Përpunimi me acide

2.      Përpunimi me ujë të nxehtë

3.      Përpunimi me enzime

4.      Përpunimi me okside

            Përpunimi me acide: me këtë proces pëlhura lagështohet prej 0.5 deri në 1 % me acid sulfurik në temperaturë 40 °C i cili zgjat katër orë. Gjatë kesaj mënyre të denishestizimit duhet pasur kujdes të mos dëmtojmë pëlhurën. Me këtë proces denishestizohet sasia më e madhe e pëlhurës.

            Përpunimi me ujë të nxehtë: me zhitjen e pëlhurës në ujë të nxehtë pëlhura lagështohet, pastaj vendoset në komora speciale ku qëndron 24 orë në temperaturë 24-40 °C. Bakterjet që gjinden në këto kushte në ujë shumzohen dhe formojnë enzimet të cilët e shkatërojnë glykozën. Në vazdhim largimin e glykozës e kryejm me shpërlarje të pëlhurës.

            Përpunimi me Enzime: ki proces zhvillohet me përdorimin e eksrakteve të cilët përmbajnë enzime, me ndihmën e të cilëve largojmë glikozën. Enzimet janë katalizator biologjik, ato në temperatura deri 40 °C janë më aktiv kurse në temperature të larta ato humbin aktivitetin e tyre.

            Përpunimi me okside: si okside përdoren peroksidnatriumi dhe amoniumpersulfati. Denishetizimi kryhet me 7 – 15 gram NaOH apo 1 deri në 2 % te sasisë së H2O në temperaturë 60-90 °C  kjo mënyrë e denishestizimit kryhet për 30 minuta. Efikasiteti i denishestizimit vërtetohet me largimin e glikozës nga pëlhura. Prezenca e glikozës vërtetohet me reaksionin në mes të glikozës dhe jodit me 5 gram të tretur në ujë të destiluar. Pëlhura e cila ska glikozë gjatë përzierjes duhet të japë ngjyrë të verdhë, poqese ka përmbajtje të glykozës do të japë ngjyrë të kaltërt.

 

Zierja e materialeve te tekstilit

 

Fibrat me prejardhje bimore përmbajnë me veti materje të cilat nuk treten në ujë këto janë me përmbajtje të lignitit, peptinit dhe materje që përmbajnë azot, etj. Këto materje i japin pëlhurës ashpërsi të cilën e vërejmë me prekje, jo elasticitet dhe i krijojnë një shtresë të fortë e cila pengon gjatë procesit të përpunimit dhe ngjyrosjes.

Procesi i largimit të materjeve që bëjnë pengesa nga pëlhura me përpunim me tretjen e alkaleve në ujë të nxehtë e quajm zierje. Zierja prezenton një etap të rëndësishme në procesin e përpunimit të pëlhurës. Gjatë zierjes vjen deri te ndryshimet fizike të strukturës së fijeve. Gjatë zierjes zakonisht përdoret natriumhidroksidi dhe përmbajtje të vogla të natriumkarbonatit. Përdorimi i hidroksitnatriumit ka këto qëllime:

-          Të sapunohen yndyrat, me çka ato treten dhe

-          Të emullgohet(vosok).

Që të rritet shpejtësia e zierjes tretësit i shtohen mjete për lagështim dhe emullgim me çka mundësohet  depërtimi i shpejtë i tretësit gjatë zierjes në brendi të fijeve. Gjatë zierjes në Aftokllaf(kazan) tretësit i shtohen edhe preparate si që janë: natriumbisulfat, natriumsilikat, etj. Këto preparate janë efikase për largimin e materjeve të lignitit te pambuku dhe lini, përdoret në koncentrim 10 gram / dm2.

            Gjatë zierjes të fijeve të pambukut zakonisht largohen afro 60 % të yndyrave, ato yndyra që ngelin nuk pengojnë procesin e përpunimit, njëkohësisht kemi nevoj për yndyrë që materialet të mos i humbin vetitë mekanike dhe fizike.

            Gjatë procesit të zierjes të rëndësishëm janë tre parametra:

1.      Koncetracioni i hidroksitnatriumit

2.      Temperatura dhe

3.      Kohëzgjatja e zierjes.

            Koncentracioni NaOH është prej 15 deri 25 kg / m3 në modulin e banjos 1:3 apo 1:4. Kohëzgjatja e zierjes së pëlhurave të pambukut është prej 7 deri 12 orë, në temperaturë prej 120 deri 130 °C në (2-3atmosferë) pas zierjes pëlhura shpërlahet me ujë të ngrohtë e pastaj në ujë të ftohtë në fund larja vazhdohet në lavatriçe po ashtu me ujë të ftohtë. Zierja zhvillohet në aparate speciale të ashtuquajtur Aftoklaf për zierje. Më herët zierja zhvillohej me shtypje normale dhe pa cirkulacion të komponimeve kështu që procesi ishte i ngadalshëm dhe i kualitetit të dobët. Më vonë zierja zhvillohet me shtypje dhe me cirkulacion të komponimeve në Aftokllaf i cili mund të jetë i formës horizontale dhe vertikale. Aftokllafi vertikal është paraqitur në foto(95) me cirkulacion radial, ai përbëhet prej një kazani me mbyllse(kapak) në ansorët e kazanit ka mekanizmat për ndërimin e teperaturës, sistemi për qarkullimin dhe pompën për centrifugë me motor elektrik. Në mes të kazanit ka një gyp me vrima për qarkullimin e komponimeve. Aftokllavi ka kapacitet prej 150 deri 4000 kg pëlhurë të thatë. Në kohën e re përdoren përzierje të ashtuquajturit diboks. Në diboks pëlhura vendoset e lagështuar me komponime në proporcion 1:1 në vazhdim bëhet avullimi me avull, zierja zgjat vetëm 12 minuta, përparsia e këtij aparati është se ska nevoj te bëhet denishestizimi i pëlhurës.



 

Zierja e materialeve me prejardhje kimike

           

            Fijet me prejardhje kimike nuk përmbajnë materje të cilët i hasim te pambuku, te fijet e leshta dhe fijet tjera natyrore, po prap se prap edhe këto zihen. Te fijet kimike me zierje largohen papastërtirat, ynyrat dhe përmbajtjet antistatike (të cilat i përdorim gjatë procesit të tjerjes), si dhe ngjyrat për shënime të ndryshme. Me zierjen largohen edhe shtërngimet e ndryshme të fijeve të cilat krijohen gjatë tjerjes apo vejtjes.

 

Zbardhimi i materialeve të tekstilit

           

Materialet e tekstilit nga pambuku dhe ato të tjerët nga bimët me denishestzimin dhe zierjen lirohen nga përmbajtjet si që janë: proteinët, lignitët, peptinët, yndyrat si dhe nga materialet të cilat u bashkangjiten pëlhurave gjatë përpunimit të tyre. Por megjithatë fibrat natural si dhe të tjerët kajnë një ngjyrë autoktone e cila ngel edhe pas zierjes. Fibrat natyrale përmbajnë ngjyrën natyrale pigment nijansat e të cilit lëvizin prej të verdhës ka ngjyra e kaltërt. Kjo ngjyrë natyrale nuk lejon që të përfitohen nijansa të pastra, gjatë ngjyrosjes së materialeve të tekstilit. Mu për këtë këto materiale përpunohen me procesin e ashtuquajtur zbardhim. Procesi i zbardhimit përbëhet nga përpunimi i materialit të tekstilit me materiale kimike me qëllim që të shkatrohen pigmentet – bartësit e ngjyrës natyrale dhe në këtë mënyrë materialet zbardhohen. Zbardhimi i materialeve bëhet në mënyra të ndryshme dhe me materiale të ndryshëm të zbardhimit. Substancat për zbardhim mund të jenë okside reduktive dhe të kombinuara, kurse karakteristika bazore e substancës është se vepron vetëm në pigment, kurse pëlhura ngel e padëmtuar apo pjesërisht e dëmtuar.  Gjatë zbardhimit të materialeve të pambukut në përgjithsi përdoren materiale oksiduese, kurse ato reduktive përdoren për para zbardhim.

 

Zbardhimi me materje okside

            Përdorim më të shpeshtë të materialit oksidues kanë:

-          kalcium hipoklorid

-          natrium hipoklorid

-          ozoni

-          peroksidi lagështuar

-          peroksidi natriumit

-          kalium permanganat

-          natrium per borat etj.

            Gjatë zbardhimit të fibrave të celulozës më shpeshë përdoren hipokloridi dhe peroksidi lëngët, ndonjëherë përdoren edhe të kombinuar. Zbardhimi me hipoklorid bazohet në reaksionin e hipokloridit dhe CO2 të ajrit, pas ndarjes së hipokloridit i oksidon pigmentet në materialet e tekstilit p.sh.

2NaOCl + CO2 + H2O  =  Na2CO3 + 2HOCl

2HOCl = 2HCl + 2O

Ca(OCl)2 + CO2 + H2O = CaCO3 + CaCl + 2HOCl

2HOCl = 2HCl + 2O

            HCl i liruar reagon me karbonatët ku lirohet CO2.

Na2CO3 + 2HCl = CO2 + 2NaCl + H2O

CaCO3  + 2HCl = CO2 + CaCl2 + H2O

            Në këtë mënyrë procesi zhvillohet derisa hipokloridi të tretet në tërësi. Gjatë zbardhimit me peroksid përdoret zakonisht peroksidi i lëngët dhe natrium peroksidi.

Mercernizimi i pambukut

           

Gjatë përpunimit të materialeve të tekstilit me tretësit e NaOH në koncetracion më të lartë, vjen deri te rudhitja e fijeve të pambukut pas së cilit veprim ato marin veti të reja shumë interesante por mjaft e dobishme si: rritja e fortësisë, zbutje dhe elasticitet, afinitet më të lartë për ngjyrosje por edhe shëndritje më të lartë të materialit.



 

Procesi i përpunimit të materialeve të pambukut me tretësin e natrium hidroksidit, me një koncetracion të caktuar dhe një temperaturë të caktuar për ritjen e fortësisë, afinitetit për ngjyrosje dhe ndriçimin e mëndafshtë e quajm mercernizim, i cili është një ndër proceset më të rëndësishëm në përpunimin e materialeve të pambukut. Mercernizimi përbëhet nga përpunimi i materialeve të shternguar nga pambuku me tretës të koncentruar të NaOH(225-300gr / dm3) në temperatrë prej 18 – 20 °C.

                                   

Maqinat për mercernizim     

           

Fijet të veçuara për thurje, çorapë dhe për pëlhura të afinitetit të lartë mercinizohen. Procesi zhvillohet në maqina të specializuara të cilat punojnë në mënyrë automatike. Më shpesh përdoren maqinat për mercernizim me dy palë të cilindrave të rënditur në mënyrë simetrike në rrafshinë horizontale.






Në foto(97) ështe paraqitur njëri nga pozicionet punuese nga maqinat. Cilindri II rrotullohet por mund të çvendoset në pozicionin horizontal – të afrohet apo të largohet nga cilindri I me çka më pak apo më shume shtërngohet pëlhura e cila rëndohet në cilindra. Cilindri III është i gomizuar dhe rrotullohet ai ka mundësi që të lëviz dhe rregullon shtypjen.

            Pas kryerjes së mercernizimit pëlhura ka përmbajtje të NaOH, për këtë me ndihmën e acideve acidohet me acidin sulfurik prej 2.5 deri 5 kg / m3, për të neutralizuar NaOH ku veprimi kryhet në banjat e maqinave për mercernizim.

 

Shtridhja e pëlhurave

           

Pas çdo pëprunimi me lagështi materialet e tekstilit përmbajnë ujë i cili gjindet në fijet e pëlhurës. Ujë i cili gjindet në materialet e tekstilit largohet me operacionet e shtridhjes.



Shtridhja eshte ne realitet një proces para tharjes e cila ka për qllim që mekanikisht të largojë lageshtinë nga materialet, me çka zvoglohen harxhimet gjatë tharjes.

Largimi i ujit mund të kryhet me : shtypje, shtridhje, dhe centrifugim. Shtypja kryhet me maqinën e quajtur kolender. Mvarëshisht nga pëlhura dhe efektit të kërkuar të shtypjes kolenderi ka prej 3 deri më 5 cilindra-foto(98).

 

Është paraqitur kolenderi me 3 cilindra nga të cilët 2 janë elastikë me gjërësi  500mm të mbështjellur me material të presuar, kurse cilindri i mesëm me gjërësi 200mm metalik i mbështjellur me bronzë apo me zinkë. Ai është me vrima dhe në të mund të depërtojë avulli kapaciteti i kolenderit është 4000 – 5000 m/h kurse shkalla e shtypjes 60 – 70 % - foto(99).




Shtypja e pëlhurave me sipërfaqe specifike (velur, kadife) kryhet me maqina speciale me thithje dhe vakum pompa. Në industrinë e tekstilit më tepër për shtridhje përdoren maqinat me centrifugë – foto(100).





Përpunimi i mëndafshit         

           

            Materialet nga mëndafshi përpunohen me numër të vogël të mënyrave. Dy nga këto janë më me rëndësi: degomimi dhe rëndimi i mëndafshit.

            Degomimi i mëndafshit: mëndafshi i përpunuar përbëhet prej dy fijeve nga fibroini të cilat janë të ngjitur në një fije me një masë ngjytëse e quajtur sericin, kjo masë pengon në procesin e përpunimit të mëndafshit, për këtë është i nevojshëm largimi i sericinit. Procesi i largimit të sericinit nga fijet e mëndafshit quhet degomizim. Degomizimi është proces kimik i komplikuar ku nga mëndafshi largohet jo vetëm siricini por edhe ngjyrat natyrale, përmbajtjet minerale si dhe papastërtirat, të cilat përfitohen gjatë vejtjes.

            Degomizimi si proces bazohet në tretëshmerinë e siricinit në ujë dhe tretëshmëria e tij në acide dhe baza. Largimi i sericinit nga pëlhura bëhet me pH faktorin prej 2.5 deri më 9, faktori i rëndësishëm është edhe temperatura me ritjen e temperaturës rritet edhe shpejtësia e largimit të sericinit. Sericini largohet edhe me sapun me ujë të nxehtë ku ujë duhet të vlojë 1 – 3 orë.

            Rëndimi i mëndafshit: gjatë degomizimit mëndafshi humb një pjesë të masës të cilat janë prej 20 deri 30 %. Që të rikthehet kjo humbje mëndafshi përpunohet me preparate me çka mendafshit i kthehet masa fillestare. Ki proces quhet rendim i mëndafshit i cili bazohet në vetitë e fibrit që të mund të apsorobojë përmbajtje të mëdha të metaleve të rënda ( mëndafshi mund ta apsorbojë deri më 500% nga masa e vet e metale tjera. Rendimi i  tepërt i mëndafshit është i ndjeshëm në veprimet e jashtëm dhe gjatë kohës bëhet i ashpërt. Për këte procesi i rëndimit është i rregulluar me normativ.

            Rëndimi kryhet në dy mënyra:

1.      minerale nga mineralet (natrium fosfati)

2.      vegetabile (nga ekstratët e ndryshim vegetabil)

 

 

Përpunimi i materialeve të leshta                                      

 

Karakteristika e fibrave të leshta është se fibri i leshtë përbëhet nga  bashkësia e keratin-makromolekular në përmbajtjen e së cilit bëjnë pjesë aminoacidet mes veti të lidhur me peptin.

Larja e fibrave të leshtë: prodhimet bazor të leshtë(pëlhura, thurina)përmbajnë në vete papastërtina të ndryshme:

-          Yndyrat që kajnë mbetur në fibrat e leshtë e papërpunuar gjatë larjes.

-          Yndyra të ndryshme nga të cilat yndyrizohen fibrat eleshta para larjes

-          Nisheste të përdorura gjatë përgatitjeve të fijeve bazë para vejtjes

-          Papasërtirat e rëndësishme nga pluhuri.

            Papastërtira u japin pëlhurave pamje të dobëta nga jashtë por edhe përmbajtje të dobët higjenike, gjithashtu pengojn në proceset në vazhdim. Që të largohen papasërtirat pëlhura i pastrojmë. Pastrimi është proces i përbërë fizik-kimik në të cilin rol të caktuar luajn disa faktorë:

-          Lagështimi

-          Emullgimi

-          Dispergimi

-          Difuzioni.

            Procesi i larjes zhvillohet në katër etapa:

1.      Lagështimi i materialeve të tëkstilit dhe papastërtirave

2.      Largimi i papastërtirave dhe emullgimi i tyre

3.      Lagështimi i sipërfaqeve që janë pastruar më parë

4.      Larja dhe shpërlarja e materialit.

            Zbardhimi i materialeve të leshta: fibrat e leshta përmbajnë pigmente natyrale të cilat u japin fibrave një tonalitet të dalluar. Largimi i tyre nuk është i mundëshëm atë mos vij deri te largimi i disa vetive të fibrit. Për këtë arsye fibrat e leshta nuk zbardhohen kështu që mjafton materiali të lahet. Zbardhimi bëhet vetëm atëhere kur materiali duhet të ngjyroset me ngjyra të hapura, kur shkon në vulosje apo kur shfrytëzohet si material i bardhë.

 

Ngjyrat dhe ngjyrosja e materialeve të tekstilit

 

Kuptimi për ngjyrat dhe ndarja e ngjyrave sipas llojit të materialit që ngjyroset

           

Në natyrë hasim ngjyra të ndryshme të cilat nga aftësitë e disa materjeve mund të ndikojnë në rrezet e dritës nga ultravjollcë deri në infrat të kuqe. Të gjitha ato materje që i kanë këto veti janë të ngjyrosura. Ndrishmëria mvaret nga intenzitetei i absorbimit të rrezeve dhe shëndrimin e tyre në lloje të tjera të energjisë. Për shembull: ngjyra e një trupi dukshëm ndryshohet në qoftë se ndryshon intenziteti i ndriçimit apo në qoftë se ndiçiohet me burime të ndryshëm të dritës. Rrezet e ndriçimit prezantojnë valët elektromagnetike. Cdo valë elektromagnetike karakterizohet me gjatësinë ג)) dhe frekuencën (V). Nga të gjitha llojet e valëve elektromagnetike syri i njeriut i pranon vetëm ato valë me gjatësi nga 400 deri 800 nm. Gjatë kalimit nëpër prizmën e qelqit rrezet shpërndahen dhe formojnë spektrin i cili përbëhet nga këto ngjyra: e kuqja, portokallja, verdha, gjelbërta, e hapur e kaltërt e mbyllura e kaltërt dhe vjollcë.

1.      Të gjitha rrezet që bien në trupë dhe absorbohen nga ai, për këtë truo themi se është i zi

2.      Të gjitha rrezet që bien në trup dhe reflektohen nga ai, për këtë trup themi se ka ngjyrë të bardhë

Ndarja e ngjyrave

Ngjyrat ndahen në ngjyra :

1.      Absorbuese

2.      Komplementare




Ngjyra e kuqe, verdhë dhe kaltërt konsiderohen si ngjyra bazore, me përzierjen e tyre përfitohen të gjitha ngjyrat tjera.

 

Kuptimi fizik – kimik i ngjyrave

           

Egzistojnë më tepër teori për zhvillimin e procesit të ngjyrosjes, të cilat krijohen në periudha të ndryshme, për sqarimin e bërthamës së procesit (si mekanik, kimik me lagështimi apo fiziko-kimik).

            Sipas teorisë së fundit procesi i ngyrosjes zhvillohet në katër etapa:

1.      Difuzioni i mulekulave i ngjyrës nga tretësi nga sipërfaqja e fijes.

2.      Absorbimi sipërfaqësor i molekulave të ngjyrës në sipërfaqen e fijes

3.      Difuzioni i molekulave i ngjyrës në brendi të fijes

4.      Fiksimi i ngjyrës në fije.

             Nga të katër etapat, difuzioni i molekulave te ngjyrave në brendi të fijes (etapa e tretë është më e ngadalshme ashtu që kjo etap cakton shpejtësinë e gjithë procesit të ngjyrosjes .

Ndarja kimike sipas klasifikimit të përmbajtjes.

1.      ngjyra Nitro

2.      ngyra Nitroze

3.      ngjyra Azo

4.      ngjyra Arillmetane

5.      ngjyra Hinakridon

6.      ngyra Antrahinon

7.      ngjra Policiklik

8.      ngjyra Indigoide

9.      ngjyra të sulfurit

10.  ngjyra polimetine                     

Sipas klasifikimit teknik ngjyrat ndahen në:

1.      ngjyra për ngjyrosje të fijeve natyrale

2.      ngjyra për ngjyrosje të fijeve kimike

3.      Ngjyrat për ngjyrosje të fijeve natyrale

4.      ngjyrat direkte

5.      ngjyrat sulfurne

6.      ngjyrat reduktive

7.      ngjyrat azo

8.      ngjyrat të kromit

9.      ngjyrat acide

10.  ngjyrat reaktive

11.  ngjyrat oksidacione

12.  ngjyrat disperze

Ngjyrat për ngjyrosje të fijeve kimike:

1.      Ngjyrat për ngjyrosje me ndihmën e ujit

2.      Ngjyrat për ngjyrosje në masë.

 
  Today, there have been 7 visitors (8 hits) on this page! Copright by (Gëzim Aliti) All rights reserved  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free