Që nga kohërat e lashta njeriu dinte të bëjë prodhime nga tekstili të cilët i shfytëzonte për veshje. Prodhimet e para të tekstilit ishin mjaft të ashpra, kurse përfitoheshin në mënyrë shume të thjeshtë-primitive.
Me zhvillimin e teknikës u zhvillua edhe teknologjia në industrinë e tekstilit. Teknologjia bashkëkohore mundëson që të arrihet një produksion i madh dhe kualiteti i lartë i prodhimeve të tekstilit që i nevojiten njeriut.
Industria e tekstilit meret me përpunimin e prodhimeve të tekstilit (tjerjen e fijeve, vejtjen e pëlhurës, thurjen e thurinave, prodhime nga konfeksioni,etj). Prodhimet e tekstilit na shërbejnë për nevoja të ndryshme (veshje, amvisëri, nevojat teknike,etj).
Si lënde të parë për përfitimin e tekstilit janë Fibrat (pambukut, leshit, dhe fibra të ndryshme me prejardhje natyrore – kimike).
Teknologjia e tjerjes ka për detyrë që fibrat në gjendje të parregullt me procesin e caktuar ti shëndrojë në fije tjerse. Fija tjerse ka afinitet të caktuar, dredhime, drejtshtrirje, fortësi dhe elasticitet. Përpunimi i fibrave kryhet në maqina të ndryshme të aftësuara për atë qëllim dhe me proces të caktuar.
Pëlhura është produkt final që përfitohet me kryqëzimin e fijes bazë dhe tymne në procesin teknologjik të vejtjes.
Për përfitimin e prodhimeve të tekstilit në industrinë e tekstilit shfrytëzohen fibra apo fije të pafundshme të cilat për nga prejardhja mund të jenë me prejardhje natyrore apo kimike.
Vetitë e fibrave në masë të madhe ndikojnë në vetitë e prodhimeve të gatshëm të tekstilit.
Prodhimet nga tekstili kanë përdorim të gjërë në jetën e përditshme. Sipas përdorimit në përgjithsi mund ti ndajmë në këto grupacione:
1. Prodhime nga tekstili për veshje
2. Prodhime nga tekstili për amvisëri
3. Prodhime nga tekstili për teknik dhe industri
Prodhimet e tekstilit sipas prejardhjes së lëndës së parë mund ti ndajmë në prodhime nga:
- Pambuku
- Leshi
- Lani
- Të kmbinuar, natyrorë dhe kimik
Pëlhurat e pastra nga pambuku në masë të madhe shfrytëzohen për veshje të mbrendëshme(maica, këmisha, pixhame, etj.) kurse për amvisëri (pëlhura, çarçafa, salveta etj.)
Procesi teknologjik i tjerjes zhvillohet në këto faza:
- Pregatitja e fijeve për tjerje
- Çelja dhe pastrimi
- Lënuarja
- Zgjatja
- Paratjerja
- Tjerja
Në mënyrat e reja të tjerjes fazat tjerja, paratjerja dhe rrymbështjellja kryhen në një maqinë.
Pëlhurat e leshta në masë të madhe shfrytëzohen për veshje të jashtme (tesha, kaput, bluzë, fanell) kurse në amvisëri për jambuli etj.
Përveç prodhimeve të pastra nga pambuku dhe leshi egzistojnë edhe prodhime të përziera me fije të sintetikës. Me përzierjen fijet e pambukut me ato të poliesterit, leshit me poliesterin, pambukut me viskozën, leshit me akrillin, etj. Me këtë përzierje përfitojmë prodhime të tekstilit me veti më kualitative.
Prodhimet e tektilit të cilat përfitohen nga lëndët e para me prejardhje natyrale si prodhim i gatshëm mund ti ndajmë në këto grupacione :
- Të bardhë
- Të ngjyrosur
- Të vulosur
Proces teknologjik quhet çdo proces gjatë të cilit me anë të maqinave ndrohet forma fillestare e lëndës së parë.
Prodhimet që përfitohen në mbarim të procesit teknologjik i quajmë prodhime të gatshme ose final.
Proceset në industrinë e tekstilit i ndajmë në gjashtë procese teknoligjike:
1. Tjerja
2. Vejtja
3. Tekstili i pavejtur
4. Thurja
5. Përpunimi dhe ripërpunimi
6. Konfeksioni
Proces teknologjik me anë të cilit përfitojmë fije të kufizuara dhe fije të pafundëshme quhet proces teknologjik i tjerjes. Tjerja zhvillohet në repartet e tjerjes që mundë të jenë për tjerjen e pambukut – leshit – fijeve sintetike dhe fijeve të kombinuara.
Tjerja e pambukut zhvillohet në këto metoda:
1. Tjerja me metodën e lënuarjes
2. Tjerja me metodën e krehjes
3. Tjerja direkte prej rrotkës
4. Tjerja e fijeve të kombinuara pambuk – sintetik
Tjerja e leshit zhvillohet në këto metoda:
1. Tjerja e leshit me metodën e lënuarjes
2. Tjerja e leshit me metodën e krehjes
3. Tjerja e fijeve të kombinuara lesh – sintetik
Fijet e përfituara me procesin e tjerjes të cilat i shfrytëzojmë në procesin e vejtjes dhe të thurjes mund të jenë prej një fije apo të dyfishuara. Si prodhim i gatshëm fijet mund të jenë të mbështjëllura në masura paralele apo kryqëzore.
Proces teknologjik të vejtjes e quajmë atë proces gjatë të cilit përfitohen pëlhura të ndryshme me kryqëzimin e fijes bazë dhe tymne. Procesi i përfitimit të pëlhurës ndahet në dy pjesë:
1. Pregatitja e fijeve tjerse për vejtje
2. Vejtja
Procesi teknologjik i vejtjes i përfshinë këto fazë:
1. Mbështjellja e fijes tymne
2. Endja e fijes bazë
3. Nishestizimi
4. Vendosja e fije në shpatë
5. Vejtja
Materialet tekstile të cilat përfitohen me bashkimin e fibrave me metodat mekanike, termike, aerodinamike, kimike quhen materiale të tekstilit të pavejtur. Procesi me të cilin përfitohen këto materiale quhet proces teknologjik i tekstilit të pavejtur.
Procesi teknologjik i tekstilit të pavejtur zhvillohet në tre faza:
1. Prodhimi dhe formimi i rrotkës prej fibrave me metodat – kimike, aerodinamike, termike, kimike dhe hidrodinamike
2. Formimi dhe prodhimi i fibrave në rrotkë me metodën mekanike, me gjilpëra, qepje, dhe preparate kimike.
3. Përpunimi dhe ripërpunimi i rrotkës
Proces teknologjik të thurjes quhet ai proces gjatë të cilit përfitohen prodhime të cilat i quajmë thurina prej fijeve tjerse. Prodhimi i gatshëm ështe i përbërë prej njësive themelore të cilat i quajmë vegza. Maqinat në të cilat zhvillohet ki proces i quajmë maqina thurse ose rithurse.
Procesi për përpunimin e thurinave kryhet në këto faza teknologjike:
1. Pregatitja e fijes tjerse
2. Thurja
Procesi i përpunimit të tekstilit është i përbërë dhe i shumëllojshëm. Përpunimi bëhet në material të ndryshëm te tekstilit:
- Përpunimi i fibrave (ngjyrosja)
- Përpunimi i fijeve (zbardhimi,ngjyrosja,dyfishimi, etj.)
- Përpunimi i pëlhurës dhe thurinave (zbardhimi,ngjyrosja,vulosja,etj.)
Në procesin e përpunimit të pëlhurës, thurinës dhe tekstilit të pavejtur përfitojmë formën përfundimtare, ngjyrën e caktuar, dizajnin si dhe veti të tjera. Procesi i zbardhimi të pëlhurave zhvillohet në këto faza:
- Pregatitja e pëlhurës (kontrollimi, qepja)
- Denishestizimi
- Zierja
- Zbardhimi
- Mercernizimi
- Klasifikimi
- Paketimi
- Magazinimi
Procesi teknologjik në të cilin ndrohet forma e lëndës së parë në prodhim të gatshëm quhet konfeksion. Sipas llojeve të rrobave procesin teknologjik e ndajmë:
- Procesi teknologjik për përpunimin e teshave të epërta për meshkuj
- Procesi teknologjik për përpunimin e teshave të epërta për femra
- Procesi teknologjik për përpunimin e teshave me anësorë (skaje)
- Procesi teknologjik për përpunimin e rrobave nga thurinave.
Procesi teknologjik për përfitimin e teshave sipas fazëve kryesore dhe pregaditore ndahet në:
- Procesi teknologjik për pregatitje teknike
- Procesi teknologjik për përpunimin e veshjeve
Pregatitjet teknike i ndajmë në:
- Konstruktive
- Operative
- Teknologjike
Procesi teknologjik për përpunim e teshave ndahet në:
- Proces teknologjik për marjen e masës
- Proces teknologjik për qepjen
- Proces teknologjik për ripërpunim