Proces teknologjik të vejtjes e quajmë ate proces gjatë të cilit përfitohen pëlhura të ndryshme me kryqëzimin e fijeve bazë dhe tymne.
Ky proces është ndër më të vjetrit, është zhvilluar në kohërat më të hershme ku njerzit në mënyrë primitive kanë prodhuar pëlhura të cilat i kanë shfrytëzuar për veshje të ndryshme. Në ditët e sotme ky proces zhvillohet në makina bashkëkohore të cilat kanë produktivitet dhe kualitet të lartë.
Makinat në të cilat zhvillohet ky proces e quajmë vek. Në aspektin teknologjik ky proces ndahet në dy fazë kryesore:
1. faza e pregatitjes së bazës dhe tymnit
2. procesi teknologjik i vejtjes
a) Mënyra paralele
b) Mënyra kryqëzore foto(29)
a) dhe b) forma cilindrike
c),d) dhe e) forma konike foto(30)
foto(29)- mekanizmi për rrimbështjelllje kryqëzore
foto(30)- mekanizmi per rrimbështjellje me udhëheqje indirekte
Fazat e pregatitjes së bazës dhe tymnit në mënyrë figurative janë paraqitur në foton 28. Pas mbarimit të procesit teknologjik të tjerjes fijet tjerse paketohen dhe ndahen sipas kualitetit të hollësisë. Fijet tjerse për bazë duhet të jenë me kualitet më të lartë se fijet tjerse të tymnit.
Pas ndarjes së fijeve tjerse sipas kualitetit ato rrimbështjellen në masura ose gypa të përshtatshëm për vejtje. Mënyrat e rrimbështjelljes janë paraqitur në foton(29), mënyra kryqëzore në praktikë aplikohet më tepër.
Format e rrimbështjelljes janë paraqitur në foton(30), forma e konit aplikohet më tepër në praktikë. Mekanizmi për rrimbështjellje dhe udhëheqje të fijes tjerse është paraqitur në foton(31).

Ky mekanizëm ka për detyrë që në mënyrë të rregullt dhe pa gabime ta udhëheqë fijen tjerse gjatë rrimbështjelljes, lëviz në mënyrë direkte dhe indirekte.
Për rrimbështjellje në kohën e sotme përdoret rrimbështjellsi automatik.
Në praktikë aplikohen mekanizma të ndryshëm për rrimbështjellje të cilat mes veti dallohen në bazë të lëvizjes se gypit ose masurës dhe në bazë të sasisë që rrimbështjell në njësi të caktuar të kohës.
Sot aplikohet më së tepërmi rrimbështjellsi automatik që donë të thotë të gjithë funksionet i kryen pa ndihmën e fuqisë njerzore ose puntore. Në figurën e mëposhtme është paraqitur rrimbështjellsi automatik i quajtur autokoner foton (32).
Rrimbështjellja në autokoner zhvillohet në këtë mënyrë: masura ose gypi dembështjellet dhe fija tjerse(1) kalon nëpërmjet kufizuesit të balonit(2) pastruesit(3), mekanizmit dhëmbëzorë(4), shtërnguesit(5), parafinerit(6), pastruesit të fijeve tjerse(7), arinë deri tek cilindri i vogël (8), cilindri(9) ka për detyrë të bënë ndërprerjen e punës së autokonerit në rast se ndodhë ndërprerja e fijes tjerse.

Dyfishimi është faza e tretë e pregatitjes së fijeve tjerse për bazë. Bashkimi i dy e më tepër fijeve tjerse me anë të makinave quhet dyfishim. Dyfishimi bëhet me qëllim që të rritet fortësia e fijeve tjerse, ky proces zhvillohet në makina speciale të konstruktuara për këtë qëllim. Gjatë dyfishimit ndron hollësia e fijeve tjerse. Hollësia e fijeve tjerse që dyfishohet llogaritet sipas formulës:

Nmd - është numeracioni metrik i fijes tjerse që përfitohet me dyfishimin.
Nm - është numeracioni i fijes tjerse që dyfishohet.
n - është numri i fijeve tjerse që marin pjesë në dytishim.
Makina për dyfishim është paraqitur në foton(33) e cila është e përbërë prej këtyre mekanizmave.

Fija tjerse nëpërmjet boshitit(1)dhe(2) dërgohet te udhëheqësit(3) dhe (4) me ndihmën e mekanizmit(5) mbështjellet në mënyrë kryqëzore në masurën(6) me ndihmën e mekanizmave (7,8,9,10,11 dhe 12) bëhet dyfishimi. Numri i fijeve tjerse në dyfishim caktohet sipas kërkesave të materialeve të gatëshme.

Përnizimi është proces i cili zhvillohet në makinat unazore. Gjatë penizimit prej fijeve tjerse përfitohen fijet efektive dhe normale. Penizimi bëhet në anën e kundërt te dredhimit. Nëse fijet tjerse janë të dredhura në drejtim të shkronjës “S” atëherë penizimi zhvillohet në drejtim të shkronjës “Z”.
Makina unazore në të cilën zhvillohet penizimi është përafërsishtë e njejtë me makinën unazore për tjerjen e pambukut, dallohet vetëm në ate se aparati shtërngues në këtë makinë nuk egziston. Fijet efektive formohen prej dy ose më tepër fijeve tjerse p.sh. efekti frote arrihet prej dy fijeve tjerse njëra është bazore kurse tjerta efektive. Makina unazore për penizim foto(34).
Fijet e dyfishuara dembështjellen me ndihmën e cilindrave(1), nëpërmjet udhëheqësit(2), vrapuesit(3), i cili është vendosur në bazën(4), mbështjellet në gypin(6) i cili është i lidhur në boshtin(5), boshti lëvizë nëpërmjet rrypit(8) të cilin e udhëheqë cilindri(7), mekanizmi(9) shërben për frenim.
Shembuj nga penizimi foto(35) & foto(36)
Endja është faza më kryesore në pregatitjen e fijeve tjerse për bazë me endjen caktohen : gjatësia, dendësia, dhe gjërësia e prodhimit të gatshëm.
a– gjatësia e endjes, këtë gajtësi do ta ketë edhe produkti i gatshëm ose pëlhura.
b– dendësia e endjes, dendësia paraqet numrin e fijeve të bazës në cm.
c – gjërësia, nga gjërësia e fijeve të bazës mvaret edhe gjërësia e produktit të gatshëm (pëlhurës)
Endja në praktikë zhvilliohet në dy mënyra:
1. endja angleze
2. endja me shirita
Në foton(37) është paraqitur makina endëse në mënyrë angleze.
Në foton(38) është paraqitur makina endëse me shirita.
Endja angleze karakterizohet me gjërësi të plotë kurse dendësi jo të plotë, në praktikë aplikohet për endje të lirë tjerse me një fije.
Endja me shirita karakterizohet me dendësi të plotë kurse gjërësi jo të plotë. Kjo mënyrë aplikohet për endje të fijeve tjerse që përbëhen prej dy e më tepër fijeve.
Endja angleze: fijet bazë kalojnë nëpërmjet krëhërit(1), cilindrit për matjen e fijeve të bazës(2), dhe mbështjellet në cilindrin bazorë(3), cilindrit shtypës(4), i përforcuar në boshtin(5) i cili nëpërmjet boshtit(6) është i lidhur me boshtin(7) foto nr(37).
Endja me shirita: fijet tjerse bazore kalojnë nëpërmjet shkpinjëve lëvizës(1), nëpërmjet shkopinjëve për përfitimin e kryqëzimit të fijeve(2) kalojnë të shkopinjtë rej qelqi(3) krëhërit(4) cilindrit për matjen e fijes(5) nëpërmjet cilindrit për shtërngim(6) mbështjellet në cilindrin bazorë(7), foto(38).
Pas endjes fillon faza e nishestizimit e cila ka për qëllim të rritë elasticitetin dhe fortësinë e fijeve të bazës. Gjatë vejtjes fijet janë nën ndikim të forcave të ndryshme të cilat mund të shkaktojnë dëmtime fizike të cilët reflektohen në prodhimin e gatshëm ose final.
Në foton(39) janë paraqitur cilindrat me anë të të cilëve bëhet nishestizimi nëpër lamje speciale.
Nishestizimi bëhet nga materjet me prejardhje natyrore dhe kimike.
Prej materjeve natyrore për formimin e nishstes përdoret (misri, patatja, gruri, orizi, ejt). Prej materjeve kimike më tepër përdoren alkoholet e përzier me preparate tjera kimike.
Në foton(40) është paraqitur banja në të cilën zhvillohet nishestizimi.
Nishestizimi në makinat të cilat janë të përbëra prej 4 mekanizmave:
1. Mekanizmi për mbajtjen e cilindrit të bazës
2. Mekanizmi për mbajtjen e nishestes në gjendje agregate të lëngët
3. Mekanizmi për tharjen e fijeve të bazës pas nishestizimit
4. Mekanizmi për mbështjelljen e fijeve të bazës të nishestizimit.
Këto 4 mekanizma janë të lidhur mes veti dhe funskionojnë si një tërësi.
1.1 Mekanizmi për mbajtjen e fijeve të bazës është i përbërë prej një shtylle e cila rrotullohet dhe i lëshon fijet e bazës ne banjon për nishestizim me shpejtësi të caktuar.
2.1. mekanizmi për mbajtjen e nishestes në gjendje agregate të lëngët është paraqitur në foton(41) ki mekanizëm është i përbërë prej një ene ku është vendosur nishestja, temperatura e nishestes është 85 – 90 ˚C.
3.1. mekanizmi i tretë është për tharjen e fijeve të bazës. Tharja zhvillohet në tre mënyra:
1. mënyra konvekse
2. mënyra kontakte
3. mënyra e kombinuar (konvekse + kontakte).
4.1. mekanizmi i katërt është për mbështjelljen e fijeve të nishestizuara.
Mënyra konvekse zhvillohet në dhoma speciale me ajër të ngrohtë. Mënyra kontakte zhvillohet me kontakt direkt fijet me cilindër të nxehtë.
Vendosja e fijeve të bazës në shpatë në bazë të paisjeve teknike zhvillohet në dy mënyra:
1. Mënyra e thjeshtë (me dorë)
Mënyra mekanike (me makina)

Në foton(42) është paraqitur vendosja e fijeve të bazës në mënyrën e thjeshtë: Sqarim cilindri bazorë mirë i përforcuar(1) nëpërmjet shkopinjëve për kryqëzim(2) fijet tjerse vendosen në dhëmbët e shpatës(3) me gjelpëra speciale të paraqitura në foton(42). Në foton(43) janë paraqitur mjetet për vendosjen e fijeve të bazës në shpatë, këto mjete kanë maje speciale me anë të cilave bëhet vendosja më e lehte e fijeve të bazës në shpatë.
Fijen tjerse tymne e rrimbështjellim për të përfituar mbështjelljen në gypa të cilat vendosen në bartësin e fijes tymne. Gypat për mbështjelljen e fijes tymne kanë madhësi dhe forma të ndryshme.
Gjatë rrimbështjelljes së fijes tymne tentojmë të largojmë ndryshimet e hollësisë dhe pa pastërtirat.
Fijet tymne rrimbështjellen në makina speciale të cilat mundë të jenë të shumëllojshme. Zgjedhja mvaret nga lloji i fijes tjerse dhe formës së gypit etj.
Në këtë foto është paraqitur makina për rrimbështjelljen e tymnit. Fija tjerse numër(1), dembështjellet nga masura(2) kalonë nëpërmjet udhëheqësit(3), mëkanizmit për shtërngim(4), udhëheqësit(5-6), të cilët e udhëheqin fijen tjerse kurse mekanizmi(7) e udhëheqë fijen tjerse dhe bën mbështjelljen në gypin(8).
Makinat të cilat përdoren në procesin teknologjik të vejtjes quhen vekë.
Sipas paisjes teknike makinat për vejtje i ndajmë në dy grupe:
1. Makina mekanike për vejtje
2. Makina automatike për vejtje
Sipas gjërësisë së materialit të gatshëm që prodhohet në makinat e vejtjes, këto makina i ndajmë në tre grupe:
1. Makina për vejtje me gjërësi deri 80cm
2. Makina për vejtje me gjërësi deri 120cm
3. 3. Makina për vejtje me gjërësi mbi 120 cm
Sipas prejardhjes së lëndës së parë makina për vejtje i ndajmë:
1. Makina për vejtje të lëndës së parë më prejardhje bimore
2. Makina për vejtje të lëndës së parë më prejardhje shtazore
3. Makina për vejtje të lëndës së parë më prejardhje kimike
4. Makina për vejtje të lëndës së parë më prejardhje të kombinuar (natyrore dhe kimike).
Sipas lëvizjes së tymnit makina për vejtje i ndajmë:
1. Makina me mekanizëm të thjeshtë
2. Makina me ekscenter
Përveç këtyre llojeve që i përmendëm më lartë egzistojnë edhe ndarje të tjera të makinave për vejtje të cilat janë më pakë të rëndësishme.
Në foton(45) është paraqitur makina për vejtje me elementet kryesore të saj në mënyrë figurative. Përshkrimi i makinës: fija tjerse e bazës(1), dembështjellet prej cilindrit të bazës(2) nëpërmjet udhëheqësit(3), arrinë deri tek mekanizmi(4), i cili bën ndarjen e fijeve të bazës në dy pjesë, në pjesën e epërt dhe pjesën e poshtme, në këtë mënyrë formohet hapsira(6) në të cilën lëvizë fija e tymnit(7) mekanizmat(5) e mbajnë hapësirën të hapur derisa të depërton fija e tymnit, shpata(8) ka për detyrë që fijet e tymnit ti bashkonë me ato të bazës në një tërësi dhe në këtë mënyrë krijohet prodhimi i gatshëm i quajtur pëlhurë(9), me ndihmë e udhëheqësit(10) prodhimi i gatshëm mbështjellet në cilindrin(12) me ndihmën e cilindrit(11).
Ne procesin teknologjik te vejtjes rendesi te madhe ka formimi i hapësirës në mes dy grupeve të fijeve të bazës.
Mvarësisht prej llojit të prodhimit të gatshëm, formohen disa lloje të hapsirave. Hapsira formohet me qëllim që të lëvizë fija e tymnit e cila lidh fijet e bazës gjegjësishtë gërshetohet, dhe në këtë mënyrë formohet prodhimi i gatshëm ose final nga procesi i vejtjes. Në figurat e mëposhtme janë paraqitur llojet e hapsirave.
Në foton(46) është paraqitur hapsira e epërme e cila formohet me lëvizjen e mekanizmave vetëm në pjesën e epërme, kurse mekanizmat tjerë janë statik (palëvizshëm).
Në foton(47) është paraqitur hapsira e poshtme e cila formohet me lëvizjen e mekanizmave vetëm në pjesën e poshtme, kurse mekanizmat tjerë janë të palëvizshëm.
Në foton(48) është paraqitur hapsira e plotë e cila formohet me lëvizjen e mekanizmave në dy drejtime, në pjesën e epërme dhe në pjesën e poshtme.

Në foton(49 a,b,c) janë paraqitur llojet e hapsirave në mvarësi prej numrit të fijeve të bazës që marin pjesë në formimin e hapsirës. Dallojmë tre lloje të hapsirës: hapsira e rregullt, e pa rregullt dhe e kombinuar.
Në foton(49a) është paraqitur hapsira e rregullt e cila formohet me fije të bazës të cilat nuk shtrihen në sipërfaqe të njejtë por formojnë kënd të njejtë.
Në foton(49b) është paraqitur hapsira e parregullt e cila formohet prej fijeve të bazës të cilat shtrihen në sipërfaqe të njejtë.
Në foton(49c) është paraqitur hapsira e kombinuar e cila formohet me kombinimin e hapsirave a dhe b, që donë të thotë në pjesën e epërme fijet e bazës janë në sipërfaqe të njejtë, kurse në pjesën e poshtme janë në sipërfaqe jo të njejtë.
Në foton(50) është paraqitur hapsira me elementet përbërëse të saj.
Hapsirën e përbëjnë dy elemente kryesore:
1. Gjatësia e hapsirës e cila në vizatim është paraqitur me shkronjën L
2. Lartësia e hapsirës e cila në vizatim është paraqitur me shkronjën H.
Në praktikë përdoren mekanizma të ndryshëm për formimin e hapsirës, të cilët mes veti dallohen në bazë të konstruksionit, paisjes teknike dhe elementet që e përbëjnë. Në bazë të këtyre parametrave dallojmë tre lloje të mekanizmave:
1. Mekanizmi për formimin e hapsirës me ekscenter
2. Mekanizmi për formimin e hapsirës me liq
3. Mekanizmi për formimin e hapësirës me zhakard
Në foton(51) është paraqitur mekanizmi për formimin e hapsirës me ndihmën e ekscentrave. Hapsira formohet me ndihmën e ekscentrave (3) dhe (4) të cialt janë të vendosur në boshtin ekscentrik (2) i cili lëvizet nga boshti kryesorë (1) nëpërmjet dhëmbëzorëve (5) dhe (6). Në proporcion 1/2 , ekscentrat bëjnë shtypje te këmbëzat (7) dhe (8), në të cilën janë të përforcuara fijet (9). Me lëvizjen e këbëzave lartë - poshtë lëvizin edhe fijet të cilat formojnë hapësirën. Ki mekanizëm përdoret për prodhimin i cili ka dymbëdhjetë fije të bazës së ndryshme, është mekanzmi më i thjeshtë për formimin e hapsirës.
Mekanizmi për formimin e hapsirës me liq është më i komplikuar përdoret për prodhim të gatshëm ku marin pjesë 32 fije të bazës së ndryshme.
Mekanizmi për formimin e hapsirës me zhakard është mekanizmi më bashkëkohorë dhe numri i fijeve të bazës nuk është i kufizuar.
Me formimin e hapsirës nëpër të duhet të kaloj fija tymne dhe të bëhet përforcimi në pëlhurë me ndihmën e shpatës. Fija tymne është mbështjellur në gyp i cili vendoset në mekanizmin me ndihmën e të cilit bëhet lëvizja më e lehtë nëpër hapsirë dhe njëkohësishtë bëhet ruajta e fijeve të bazës nga dëmtimet.
Në makinat e vejtjes të cilat janë përdorur në kohërat më të hershme këto mekanizma nuk kanë egzistuar. Me përsosjen e teknikës dhe teknologjisë, përsosen edhe makinat për vejtje. Në kohën më të re konstruktohen makina për vejtje me mekanizma plotësues, të cilët kanë për detyrë të kontrollojnë punën e makinave për vejtje. Këto mekanizma e ndërpresin punën e makinës për vejtje në rast se vinë deri te ndërprerja e fijeve të bazës ose tymnit.
Mekanzimat të cilat ndërpresin punën e makinës për vejtje në rast kur ndërpritet fija e bazës i quajmë rrojtarët e bazës, kurse mekanizmat që ndërpresin punën e makinës për vejtje në rastin kur ndërpritet fija e tymnit i quajmë rrojtarë të tymnit. Makina më e përsosur për vejtje është makina automatike ose veku automatikë. Në fotot 52 dhe 53 janë paraqitur rrojtarët.


Mvarësishtë nga lloji i lëndës së parë të cilën e përpunojmë në vek dallojmë:
- Veku për përpunimin e pambukut
- Veku për përpunimin e mëndafshit
- Veku për përpunimin e materialeve të leshta
- Veku për përpunimin e sintetikës
- Veku special për përpunim e tepisonave, rripave, etj.
Në kohën më të re me zhvillimin e teknikës dhe teknologjisë janë konstruktuar makina vejtëse të cilat punojnë në mënyrë të pamvarur që në praktikë i themi veku automatik.
Puna e vekut automatik zhvillohet në tetë faza, fazët e punës janë paraqitur në - foto(54).

Veku automatik punon me ndihmën e mikromekanizmave në figurë është paraqitur me numër(1), në fazën e parë mikro mekanizmi mer pozitën fillestare, në fazën e dytë mikro mekanizmi e mer fijen e tymnit prej dhënësit(2), në fazën e tretë mikromekanizmi bashkë me fijen e tymnit depërtonë në hapsirën e formuar nga fijet e bazës, në këtë fazë mekanizmi(3) dhe (4) bën shtërngimin e fijes së tymnit. Në fazën e katërt mikromekanizmi gjindet në pozitën përfundimtare. Në fazën e pestë bëhet shtërgnimi i fijes së tymnit nga të dy anët. Në fazën e gjashtë mikromekanizmi e lëshon fijen e tymnit. Në fazën e shtatë mikromekanizmi kthehet në pozitën fillestare kurse shpata e bashkon fijen e tymnit me fijet tjera dhe formojnë një tërësi. Në fazën e tetë mikromekanizmi është në pozitën fillestare.
Gjatë çdo procesi teknologjik ndodhin gabime të ndryshme. Gabimet mund të jenë të natyrës objektive ose subjektive. Gabimet gjatë procesit të punës nuk mund të eliminohen krejtësishtë por çdoherë tentojmë që gabimet të jenë sa më të vogla. Shkaqet kryesore që ndodhin këto gabime janë të natyrës teknike dhe të faktorit njerëzorë. Gjatë procesit të vejtjes ndodhë më së shpeshti ndalja e punës të bazës ose tymnit.
Gabimet më të shpeshta gjatë këtij procesi janë:
1. Rrallësia e fijeve të tymnit
2. Dendësia e fijeve të tymnit
3. Skajet e dobëta të prodhimit të gatshëm
4. Rralësia e fijeve të bazës
5. Dendësia e fijeve të bazës
6. Ndërprerja e fijeve të bazës dhe të tymnit
- Rralësia e fijeve të tymnit – ky gabim ndodhë kur rrojtarët e tymnit nuk funksionojnë si duhet evitohet me ndrimin e rrojtarëve të tymnit.
- Dendësia e fijeve të tymnit – ky gabim ndodhë kur lëvizja e cilindrit të bazës dhe cilindrit të materialit të gashtëm nuk është i njejtë, evitohet me rregullimin e lëvizjes së dy cilindrave.
- Skajet e dobëta të prodhimit të gatshëm – ky gabim ndodhë kur dendësia e fijeve që gërshetohen në skajet e materialit të gatshëm është shumë e vogël, evitohet me rregullimin e dendësive.
- Rralësia e fijeve të bazës – ky gabim ndodhë si pasojë e vendosjes jo të rregullt të fijeve të bazës në shpatë, evitohet me vendosjen e kujdesshme të fijeve në shpatë.
- Dendësia e fijeve të bazës – ky gabim ndodhë si pasojë e mos funksionimit të mekanizmave gjatë endjes, evitohet me rregullimin ose ndrimin e mekanizmave për endje.
- Ndërprerja e fijeve të bazës dhe të tymnit – ky gabim ndodhë si pasojë e mos funksionimit të rrojtarëve të bazës dhe të tymnit, evitohet me ndrimin e rrojtarëve.
Gabimet në procesin e vejtjes nuk eliminohen krejtësishtë, prodhimet e gatshëme me gabime ndahen si kategori e veçantë. Rol të veçantë në evitimin e gabimeve ka faktori njeri (punëtori) dhe paisjet teknike të makinës.
Para se të fillon procesi i vejtjes duhet të caktohten gërshetimet e fijeve të bazës dhe të tymnit. Gërshetimet caktohen në fleta, të ashtuquajtura fleta milimetrike. Disa lloje të këtyre fletave jaë paraqitur në foton(55-1) dhe foton(55-2).
Vendi ku gërshetohen fijet e tymnit me fijet e bazës quhet pikëlidhje. Egzistojnë dy lloje të pikëlidhjeve: pikëlidhja e bazës dhe pikëlidhja e tymnit. Pikëlidhja e baës quhet vendi ku fijet e bazës kalojnë mbi fijet e tymnit është paraqitur në foton(55-1). Në fletën milimetrike kjo pikëlidhje shënohet me katrorë të plotë.

Pikëlidhje e tymnit quhet vendi ku fijet e tymnit kaljnë mbi fijet e bazës, kjo është paraqitur në foton(55-2). Kjo pikëlidhje në fletën milimetrike paraqitet me katrorë të shprazët.
Numri i pikëlidhjeve që përsëritet në fletën milimetrike quhet raportë.
Gërshetimet bazore ose themelore në procesin e vejtjes janë:
1. Gërshetimi i thjeshtë
2. Gërshetimi keper
3. Gërshetimi atllas
Gërshetimi i thjeshtë – është ndër gërshetimet më të thjeshta i cili aplikohet në praktikë. Formohet me ndrjen e fijeve të bazës në dy grupe, fijet e bazës me numër tek dhe fijet e bazës me numër çift. Mekanizmat për formimin e hapësirës lëvizin një herë fijet me numër çift në pjesën e epërt, pastaj në pjesën e poshtme e kështu me rradhë.

a) Formimi i hapsirës te gërshetimi i thjeshtë me ndihmën e fijeve të bazës
b) Prerja tërthore e prodhimit të gatshëm me gërshetim të thjeshtë
c) Paraqitja e gërshetimit të thjeshtë në fletën milimetrike
Gërshetimi keper – ki gërshetim është më i komplikuar se gërshetimi i thjeshtë në praktikë paraqitet me vija të pjerëta. Formohet me anë të mekanizmave të cilët dy fijet e bazës i ngrenë lartë kurse një poshtë dhe kështu me rradhë.

Gërshetimi atllas - është gërshetimi i njejtë me keperin, dallohet në ate se prodhimi i gatshëm ka sipërfaqe mjaft të lëmuar dhe këto prodhime në praktikë përdoren për astarë.
Pikëlidhjet te ki gërshetim janë afër njëra tjetrës sikurse te gërshetimi keper.

Largesa e një pikëlidhje deri tek pikëlidhja tjetër quhet kërcim paraqitet në fletën milimetrike me numra në kllapa.

Para se të fillon prodhimi në procesin teknologjik të vejtjes, duhet të caktohen disa parametra me të cilat dihen vetitë e prodhimit final.
Për prodhimet e vejtjes duhet paraprakishtë të caktohen këto parametra:
1. Emërimi i prodhimit të gatshëm – në varësi prej vetive dhe qëllimit që do të përdoret prodhimi i gatshëm i caktohet edhe emri si p.sh. Pëlhura për tavolina, pëlhura për prodhimin e teshave për meshkuj – femra, pëlhura për prodhimin e teshave për fëmijë etj.
2. Pjesa e përparme dhe pjesa e prapme të prodhimit të gatshëm – pjesa e përparme ose fytyra e pëlhurës është çdo herë si pjesë më e bukur në krahasim me pjesën e prapme. Egzistojnë prodhime të cilët i kanë dy pjesët e njejta të fytyrës dhe quajmë prodhime me dy fytyrë.
3. Drejtimi i bazës dhe tymnit – për analizim të prodhimit të gatshëm çdoherë duhet të caktohet drejtimi i bazës dhe i tymnit. Drejtimi caktohet në disa mënyra si p.sh. nëse një grup i fijeve është më i dendur atëherë i takojnë fijeve të bazës, gjithashtu nëse prodhimi i gatshëm ka skaje atëherë fijet në drejtim të skajeve janë fije të bazës.
4. Gjatësia dhe gjërësia e pëlhurës – në repartet e vejtjes pëlhura prodhohet me gjatësi prej 20 – 2000 m. Mvarësishtë prej trashësisë. Në shitoret tregtare pëlhurat vijnë me gjatësi deri 25m. Gjatësia mvaret prej qëllimit të përdorimit p.sh. pëlhura për veshje të brendshme prodhohen me gjërësi deri 80cm.