Procesi i thurjes në industrinë e tekstilit sot ka vend të rëndësishëm.
Zanafilla e thurjes është e pamundëshme të caktohet. Sipas disa shënimeve të vjetra supozohet se egjiptianët e vjetër në shekullin e XIII para erës së re kanë thurur çorap. Në varezat egjiptiane janë gjetur materiale të thurura supozohet se në vend të gjilpërave janë përdorur thupra të drurit ose prej ashtit të peshqve. Gjithashtu supozohet se mënyara egjiptiane e thurjes është bartur në Itali, Spanjë dhe vende tjera. Kapitull të ri të thurjes paraqet zbulimi i ri i maqinës së parë thurse prej konstruktorit anglez William Lli në vitin 1589 prej këtij viti fillon zhvillimi i thurjes. Kjo maqinë e rriti prodhimtarinë 6 herë më tepër se mënyra thurse primitive. Formimi i vegzave është i njejtë me mënyrën primitive, dallimi i vetëm është se punon me tërë gjilpërat, me përsosjen permanente maqina e parë thurse qendroj në shërbim gati 250 vjet. Me zbulimet e vitit 1807 dhe 1856 vunë themelet e maqinave industriale thurse. Në viset tona procesi i thurjes , me ndihmën e maqinave fillon pas Luftës së Dytë Botërore. Maqinat thurse u përsosen në mënyrë permanente me elemente të reja të cilat e lehtësojnë zhvillimin dhe përdorimin e maqinave thurse. Sot në procesin e thurjes përdoren maqinat bashkëkohore me kontroll kompjuterik foto(56).
Proces teknologjik të thurjes quhet ai proces, gjatë të cilit përfitohen prodhime, të cilët i quajmë thurina prej fijeve tjerse.
Prodhimi i gatshëm është i përbërë prej njësive themelore, të cilat i quajmë vegza. Maqinat në të cilat zhvillohet ki proces i quajm maqina thurse dhe rithurse.
Maqinat thurse janë të përbëra prej numrit të konsiderueshëm të gjilpërave të cilat bëjnë lëvizje të veçanta dhe secila gjilpërë formon vegzën e vet. Maqinat rithurse janë të përbëra prej gjilpërave të cilat bejnë lëvizje të përbashkët.
Si në çdo proces teknologjik ashtu edhe në procesin e thurjes egzistojnë punët pregaditore para fillimit të procesit. Në procesin e thurjes duhet të pregaditen fijet tjerse të cilat dallohen prej fijeve tjerse që përdoren në vejtje. Fijet tjerëse të thurjes janë të përbëra prej dy ose më tepër fijeve tjerse dhe kanë fortësi të caktuar, elasticitet të caktuar dhe trashësi të caktuar. Fijet tjerse mund të jenë të mbështjellura në dy mënyra: mënyra paralele dhe kryqëzore.
Llojet e materialeve të gatshme ose thurinave mvaren prej lidhjes së vegzave në mes veti, pa marrë parasysh lidhjet e vegzave në mes veti thurinat ndahen në dy grupe kryesore:
1. 1.Thurina kulinore
2. 2. Thurina zinxhirore
Fijet tjerse vinë ne reparte me thas apo me kutija, të mbështjellura në masura në mënyrë paralele dhe kryqëzore. Në qoftë se këto fije nuk përdoren së shpejti ato duhet të magazinohen. Magazini duhet ti plotësoj këto kushte: lagështimi i lejuar, temperatura e lejuar dhe të jetë i erët. Magazinimi modernë është ai që ka klima aparat.
Fijet të cilat nuk i kanë të dhënat llaboratorike duhet më se pari të testohen: afinitetin, numeracionin, fortësinë, elasticitetin, dredhimin etj. Me të dhënat e plota laboratorike lehte mund të orientohemi se çfarë thurine do të thurim, në cilën maqinë do të thurim dhe me çfarë kualiteti do ta thurim.
Mbështjellja bëhet në maqina të llojllojshme, kemi dy lloje të mbështjelljes: paralele dhe kryqëzore. Maqinën për mbështjellje paralele mund ta hasim si një anëshe dhe si dy anëshe. Maqinën për mbështjelljen kryqëzore kjo mënyrë ka përdorim më të madhë se mënyra paralele, përparësia e mbështjelljes kryqëzore është se fijet të mbështjellura në mënyrën kryqëzore transportohen më lëhtë por edhe dembështjellja është më e lehtë.
Endja është proces teknologjik për pregatitjen e bazës për thurje. Te endja mbështjellim paralelisht një numër të caktuar te fijeve në cilindra bazorë. Gjatë endjes duhet ti plotësojmë këto kushtë që vijojnë:
1. Shpejtësia e barabartë për mbështjelljen e fijeve te cilindrat bazorë
2. Shtërngimi i barabartë i fijeve të bazës
3. Dendësia e barabartë në të gjihta fijet e bazës
4. Gjatesia e barabartë e të gjitha fijeve të bazës
5. Formë të njejtë të cilindrave bazë pa ndonjë deformim.
Kemi dy lloje të endjes:
1. Endja që sëpari bëhet në cilindrat fillestarë e pastaj në cilindrat bazorë
2. Endja direkte në cilindrat bazorë
Vegza është njësia themelore e materialeve të gatshme ose thurinave. Formohen në disa faza:
1. Formimi i paravegzës
2. Formimi i gjysëmvegzës
3. Formimi i vegzës
1.1 Paravegza formohet me tërheqjen e fijes tjerse në mesin e gjilpërave. Që është paraqitur në foton(59).
Paravegza është e formuar prej dy shkronjave “S” të cilat gjinden përballë njëra tjetrës, që janë paraqitur në foton(60a), kurse në foton(60b) janë paraqitur pjesët e paravegzës e cila përbëhet prej tre pjesëve:
1. Pjesa e epërme
2. Pjesët anësore
3. Këmbëzat e paravëgzës
2.1 Gjysëmvegza është e përbëre prej dy paravegzave të cilat mes veti kanë katër pikëprerje është paraqitur në foton(61) me numra (1,2,3,4) janë paraqitur vendet ku priten dy paravegza.
3.1 Vegza formohet me bashkimin e tre paravegzave të cilat mes veti kanë tetë (8) pikëprerje. Pikëprerjet janë paraqitur me numra (1-8), në foton(62).

Materialet e thurura paraqiten me dendësi horizontale dhe dendësi vertikale (D.H.-D.V.).
Dendësi quhet numri i vegzave në njësi të gjatësisë.
Në procesin e thurjes përdoren maqinat thurse me paisje të ndryshme teknike dhe elemente të veçanta.
Elementet më kryesore të maqinës thurse janë:
- Gjilpërat
- Gjelpërorët
- Pllatinat
- Presat
Gjilpërat e maqinave thurse janë elementet më kryesorë pa ndihmën e të cilave nuk mundë të formohen pjesët elementare gjegjësisht vegzat.
Të gjitha gjilpërat që përdoren në thurje i ndajmë në katër grupe kryesore:
1. Gjilpëra me gremç
2. Gjilpëra me gjuhë
3. Gjilpëra gypore
4. Gjilpërat ndihmëse
Ky lloj i gjilpërës është i pari i cili u zbulua. Pjesët kryesore të gjilpërës me gremç janë:
1. Koka e gremçit
2. Gremçi i gjilpërës
3. Maja e gremçit
4. Pjesa e përparme e gjilpërës
5. Vendi për vendosjen e gremçit ose mbyllja e gremçit
6. Trupi i gremçit
7. Vendi për përforcim
Gjilpërat e gremçit janë përdorur në maqinat thurse prej vitit 1589 që do të thotë prej zbulimit të maqinës së parë thurse. Këto gjilpëra punohen prej çelikut të fortë dhe elastik në foton(64) është paraqitur gjilpëra me gremç dhe pjesët përbërëse të saja.
Në procesin e thurjes përveq gjilpërës me gremç përdoret edhe gjilpëra me gjuhë.
Gjilpërën me gjuhë e ka konstruktuar për herë të parë konstruktori amerikan Thausend. Këto gjilpëra i zavendësojnë gjilpërat me gremç pas 250 viteve. Pjesët kryesore të gjilpërave me gjuhë janë:
1. Koka e gjilpërës
2. Maja e gjilpërës
3. Gjuha e gjilpërës
4. Maja e gjuhës
5. Pjesa e përparme e gjilpërës
6. Boshti për lëvizjen e gjuhës
7. Vendi për përforcimin e gjuhës së gjilpërës
8. Trupi i gjilpërës
9. Vendi për përforcimin e gjilpërës në maqinat
10. Përforcimi i dyfishtë i gjilpërës
Në foton(65) është paraqitur gjilpëra me gjuhë.
Gjilpërat gypore janë konstruktuar për maqinat e shpejta thurse. Pjesët kryesore janë:
1. Koka e gjilpërës
2. Maja e gjilpërës
3. Pjesa e përparme
4. Trupi i gjilpërës
5. Mekanizmi lëvizës në gypin e gjilpërës
Në foton(66) është paraqitur gjilpëra gypore
Të gjitha gjilpërat që ndihmojnë procesin e formimit të vegzave në thurje i quajm gjilpëra ndihmëse. Këto gjilpëra kanë forma të ndryshme disa prej tyre janë paraqitur në foton(67).
Gjelpërorët janë mekanizma ku përforcohen gjilpërat, për këte e quajm gjelpërorë. Gjelpërorët kanë forma të ndryshme në foton(68) janë paraqitur gjelpërorët e rrafshtë dhe rrethorë.

Platinat janë elemente funksionale të maqinave thurse që donë të thotë kanë funksion saktësishtë të caktuar. Funskioni i platinave është formimi i vegzave të kundërta me gjilpërat-foto(69).
Platinat formohen prej materialeve elastike dhe janë pllaka të holla në forma të ndryshme. Disa forma të pllatinave janë paraqitur në foton(70).

Presat janë elemente funksionale të maqinave thurse. Kanë funksion saktësishtë të caktuar. Funksioni i presave është mbyllja e gremçit të gjilpërës për formimin e vegzave të reja dhe bashkangjitjen e këtyre vegzave me vegzat e vjetra. Presat përdoren vetëm te maqinat thurse që punojnë me gjilpërat me gremç. Presat kanë forma të ndryshme disa prej tyre janë paraqitur në foton(71).
Gërshetimet në procesin e thurjes i ndajmë në dy grupe kryesore:
1. Gërshetimet e thurinave kulinore
2. Gërshetimet e thurinave zinxhirore
Gërshetimet kulinore ndahen në tre grupe:
1. Gërshetimet kulinore të njëanëshëm – majtas ose djathtas
2. Gërshetimet kulinore të dyanëshëm – djathtas – djathtas
3. Gërshetimet kulinore të dyanëshëm – majtas – majtas
Gërshetimet zinxhirore ndahen në pesë grupe:
1. Gërshetimi zinxhiror i thjeshtë
2. Gërshetimi zinxhiror triko
3. Gërshetimi zinxhiror sukno
4. Gërshetimi zinxhiror saten
5. Gërshetimi zinxhiror atllas
Gërshetimi zinxhiror i thjeshtë
Gërshetimi zinxhiror triko
Gërshetimi zinxhiror sukno
Gërshetimi zinxhiror saten
Gërshetimi zinxhiror atllas
Lëvizja e elementeve në maqinat thurse bëhët në 9 faza të ndryshme të cilat janë paraqitur në vizatimet e mëposhtme foton(78).
Janë paraqitur 9 fazat e formimit të vegzave me anë të maqinave thurse. Në përgjithësi maqinat thurse kanë 9 faza të formimit të vegzave:
- Faza e parë – në këtë fazë bëhet mbarimi i formimit të vegzave dhe pregatitja për fazën e ardhëshme
- Faza e dytë – në këtë fazë sjellet fija e re tjerse e cila prej vijes së drejtë duhet të shëndrohet në vijë të lakuar
- Faza e tretë – është faza më kryesore në këtë fazë janë aktiv të gjitha elementet e maqinave thurse. Në këtë fazë bëhet kulinimi i lakeve ose vegzave. Gjithshtu në këtë fazë rol të rëndësishëm kanë pllatinat të cilat i quajmë pllatina kuline.
- Faza e katërt – në këtë fazë bëhet vendosja e vegzave të posaformuara në gremçin e gjilpërës.
- Faza e pestë dhe gjashtë – në këto dy faza bëhet mbyllja e gremçit të gjilpërës me anë të presave ose shtypjeve dhe njëkohësisht bëhet hudhja e vegzave të vjetra mbi gremçin e mbyllur të gjilpërës.
- Faza e shtatë dhe e tetë – në këto dy faza bëhet gërshetimi i vegzave të posaformuara me vegzat e vjetra
- Faza e nëntë – në këtë fazë bëhet shtërngimi dhe marja e formës përfundtimare të thurinës.
Këto janë fazët periodike që donë të thotë pas mbarimit të fazës së fundit fillon faza e parë.
Këto maqina janë më të vjetra dhe në ktë grup bënë pjesë maqina e parë thurse. Me përsosjen permanente (të vazhdueshme) kjo maqinë ka pasur ndryshime kurse principi i punës ka ngelur i njejtë.
Elementete kryesore të kësaj maqine janë:
1. Mbajtësi i elmenteve ose trupi i maqinës
2. Rrëshqitësi ose koka e maqinës
3. Binarët mbi të cilët rrëshqet koka e maqinës
4. Udhëheqësit e fijeve tjerse
1.1 Mbajtësi i elmenteve është pjesa e cila lidhë të gjitha elementet e maqinës së rrafshtë sëbashku - foto(79)
2.1 Rrëshqitësi ose koka e maqinës është elementi i cili bën lëvizjen e gjilpërave në mënyrë të veçantë - foto(80)
3.1 Binarët janë elmentë mbi të cilat lëviz koka e maqinës - foto(81)
4.1 Udhëheqësit e fijes tjerse kanë për detyrë ti mbajnë fijet tjerse në drejtim të caktuar. Gjelprorët e këtyre maqinave kanë formë të rrafshtë dhe për këtë shkak kjo maqinë quhet maqina e rrafshtë thurse - foto(82)
