Teknologjia e Tekstilit
  Tjerja e fibrave të pambukut me metodën e krehjes
 

Tjerja e fibrave të pambukut me metodën e krehjes

Që të përfitohen fijet tjerse më të holla duhet të largohen të gjitha fibrat e shkurtra. Fibrat e shkurtra largohen në makinat të cilat përdoren në metodën e krehjes. Me këto maqina përveq fibrave të shkurtra largohen edhe të gjitha pa pasëtërtirat tjera.

Me këto makina sasia e fibrave të shkurtra që largohen është prej 12 – 25%, në të shumtën e rasteve kjo sasi e fibrave të shkurtra është 16-20%.       

Fijet tjerse që përfitohen me këtë metodë janë më të holla se fijet tjerse që përfitohen me metodën e lënuarjes. Hollsia e fijes tjerse e përfituar me metodën e lënuarjes është 16,6 tex, kurse hollsia e fijeve tjerse e përfituar me metodën e krehjes është deri më 5 tex. Për këtë metodë shfrytëzohen fibrat e pambukut që kanë gjatësi deri 32mm. Fijet tjerse që përfitohen me këtë metodë në praktikë përdoren për prodhimin e pëlhurave më të holla të cilat shfrytëzohen për konfeksionimin e këmishave, bluzave, penit për qepje, etj.

Procesi teknologjik i kësaj metode është përafërsishtë i njejtë me procesin teknologjik të tjerjes me metodën e lënuarjes.

Pregatitja e fibrave për këtë metodë kryhet në këto makina:

1.      Në makinën për bashkimin e dy e më tepër shtresave në rrotkë

2.      Në makinën për bashkimin dhe shtërngimin e më tepër rrotkave

Rrotkat e pregatitura krehen në makinat për krehje dhe në vazhdim shiritat shtërngohen në tre makina për shtërngim. Procesi vazhdon në makinën flouer dhe te makina unazore për tjerje.

 

 

 

 

Shtërngimi dhe bashkimi i dy e më tepër shiritave me metodën e krehjes

 

Shtërngimi i dy e më tepër shiritave zhvillohet në makinën shtërnguese e cila përbëhet prej këtyre pjesëve: në hyrje të makinës vendosen 14 – 24 enë me shirit të formuar. Prej enëve shiritat(1) kalojnë nëpërmjet udhëheqësit(2) cilindrave për lëvizje(3)rrojtarit të fijes tjerse(4)nëpërmjet tavolinës(5)kalonë në aparatin shtërngues (6) shiritat shtërngohen dhe përforcohen në cilindrat(7) ku njëherit bëhet dhe bashkimi i shiritave në rrotkë me ndihmën e cilinrave(8)-(9). Pas shtërngimit dhe bashkimit përfitojmë rrotkë me gjërësi prej 230 deri 300mm. Me përfitimin e rrotkës procesi vazhdon në makinën për bashkimin e dy e më tepër rrotkave foto(13).

 



 

Faza e krehjes

 

Kjo është faza e tretë dhe më kryesore në metodën e krehjes. Zhvillohet në makina speciale të konstruktuara për këtë qëllim. Makinën e parë më të përsosur në principin e së cilës punojnë edhe makinat më bashkëkohore e ka konstruktuar konstruktori gjerman “Naschmit”. Kjo makinë është periodike që donë të thotë pas një kohe të caktuar përsëritet puna e kësaj makine. Pjesa kryesore e kësaj makine është krëhëri në formë rrethore i cili ka gjemba vetëm në ¼ e pjesës së tij. Pozita punuese e këtij krëhëri është kur gjembat gjinden në pjesën e epërme. Periudhat e punës të kësaj makine janë paraqitur në vizatimet e mëposhtme foto(14).



Fazët e punës të pjesës kryesore të makinës për krehje: në fazën e parë krëhëri rrethorë(1) gjindet në pozitën punuese, rrotka sjellet me ndihmën e cilindrit(2), dhe tavolinës(3) deri te mekanizmi lëvizës(4). Mekanizmi lëvizës ka për detyrë të lëvizë në pjesën e epërt kur gjembat e krëhërit gjinden në pozitën jopunuese. Mekanizmi(4) e mbyllë(ndalon) sjelljen e rrotkës në momentin kur gjembat gjenden në pozitën e epërme. Krëhëri vertikal(5) i largon fibrat e shkurtëra që ngelin në vendin e përforcuar nga mekanizmi(4). Cilindrat(6)-(7) bëjnë tërheqjen e rrotkës prej krëhërit rrethorë.

Krehja zhvillohet në tre fazë:

1.      Krehja e pjesës së përparme të shiritit

2.      Krehja e pjesës së prapme të shiritit

3.      Përforcimi i shiritit të pastruar.

 

 

Metoda e tjerjes direkte

    

Kjo metodë quhet direkte sepse tjerja zhvillohet direkt prej makinës shtërnguese në makinën unazore për tjerje, duke tejkaluar fazën e paratjerjes. Me këtë metodë është arritur shkuritimi i procesit të tjerjes që në praktikë donë të thotë arritje e madhe në teknologjinë e tjerjes.

Kjo metodë është më e re se metoda e lënuarjes dhe metoda e krehjes. Për plotësimin e fazës së paratjerjes(fllauerit) makinës unazore i shotehet aparati shtërngues. Fijet tjerse që përfitohen në këtë metodë janë të kualitetit më të ulët se fijet tjerse që përfitohen me dy metodat klasike(lënuarja dhe krehja). Në këtë metodë është shkurtuar procesi por është humbur në kualitet të fijes tjerse. Prandaj me këtë metodë tjeren fijet me kualitet më të ulët.




Makina për tjerje direkte: ena(1) nëpërmjet udhëheqësit(2) depërton në aparatit shtërngues(3) shiriti(4). Aparat shtërngues(3) plotëson punën e makinës paratjerse. Në mekanizmin(5) gjindet boshti i cili rrotullohet dhe njëkohësishtë bën dredhimin e fijes tjerse duke mbështjellur fijen në masurë (Foto 15).

Metoda e tjerjes joboshtore

 

Shkurtimi, thjeshtimi dhe lirimi i procesit të tjerjes së pambukut janë faktorët që kanë domethënje të rëndësishme për zhvillimin dhe përdorimin e tjerjes joboshtore. Me tjerjen joboshtore u eliminua paratjerja kurse i bashkoi tjerjen dhe mbështjelljen kryqëzore. Kjo metodë është më bashkëkohore dhe zhvillohet me ndihmën e turbinave. Për këtë shkakë kjo metodë ndryshe quhet tjerje turbinale. Tjerja zhvillohet me ndihmën e turbinës e cila rrotullohet afërsishtë 90000 rrotullime në minutë, me këto rrotullime rrotullohet edhe ajri i cili formon boshtin e paramenduar rreth të cilit dredhohen fibrat dhe formohet fija tjerse.

Produktiviteti i kësaj makine është 5 herë më i madhë se makinës unazore. Pjesa kryesore e kësaj makine është turbina e cila gjatë lëvizjes i ndan fibrat prej shiritit në fibra elementarë pastaj i tërheqë fibrat në zonën e punës, ku për shkak të rrotullimeve të mëdha fibrat dredhohen rreth boshtit të paramenduar foto(16).



Shiriti(1) lëviz nga ena(2) nëpërmjet cilindrit udhëheqës(3) shiriti kalon te cilindri krehës(4) nëpërmjet kanalit për udhëheqje të fibrave për në turbinë(5) turbina lëviz me një shpejtësi të madhe ku na paraqitet fuqia centrifugale dhe nëpërmjet cilindrit përcjellës(7) përfitohet fija tjerse(6) kurse me ndihmën e cilindrit(8) kryhet mbështjellja në masurë(9).

Tjerja e mbeturinave të pambukut

 

Nga metoda e lënuarjes ngelin 10% të mbëturinave ose fibrave të shkurtë, kurse nga metoda e krehjes ngelin 20 – 30% mbeturina ose fibra të shkurtra. Këto mbeturina dhe mbeturinat që ngelin nga proceset e ndryshme teknologjike mblidhen dhe pregatiten për tjerje me metodën e mbeturinave.

Si fazë e parë e kësaj metode është pregatitja e mbeturinave me kualitete të ndryshme. Të gjithë këto mbeturina përzihen dhe qëndrojnë 24 orë me qëllim që të aklimatizohen, pas kësaj fillon përpunimi i tyre.

Si fazë e dytë e kësaj metode është ndarja, çelja dhe pastrimi i fibrave. Kjo fazë zhvillohet në makinën lënuarse e cila ka cilindrin e madh me dhëmbë të mprehtë, roli i kësaj makine është ti largojë pa pastërtirat, ti ndajë fibrat mes veti dhe të bëjë paralelizimin e tyre.

Si fazë e tretë e kësaj metode është lënuarja kjo fazë zhvillohet në tre makina lënuarse të cilat janë të renditura njëra pas tjetrës. Në lënuarsen e parë bëhet lënuarja fillestare, në të dytën bëhet lënuarja mesatare, dhe në të tretën lënuarja përfundimtare.

Si fazë e katërt e pestë dhe e gjashtë zhvillohet njejtë sikurse te metoda e lënuarjes.

Fijet tjerse që përfitohen me këtë metodë janë 60 – 125 tex, në praktikë shfrytëzohen për materiale tekstile jo kualitative.

 

Tjerja e fibrave të fortë

 

Me fibra të forta nënkuptojmë fibrat që përfitohen prej trungut të bimëve (liri, konopi dhe juta) dhe fibrat prej gjetheve (manilla, sizalla dhe liri i Zelandës Së Re). Kto fibra janë të ngjytura mes veti dhe kanë elasticitet të dobët kurse fortësi të madhe për këtë shkak quhen fibra të forta.

Fijet tjerse që përfitohen prej këtyre fibrave vetëm liri përdoret për veshje të ndryshme, kurse fibrat tjerë përdoren për prodhime teknike siç janë gypat për ujitje, gypat e zjarëfiksëve, litarë të ndryshëm etj.

Tjerja e këtyre fibrave ndahet në dy grupe kryesore:


1. Tjerja e fibrave të shkurtra

2.      Tjerja e fibrave të gjataMvatësishtë nga mënyra e tjerjes dallojmë:

1.      Mënyrën e thatë të tjerjes

2.      Mënyrën e lagësht të tjerjes

Sipas konstruksionit makinat për tjerjen e këtyre fibrave i ndajmë në:

1.      Makina tjerse me fleta

2.      Makina tjerse me unaza


Është dhënë shema teknologjike e makinës për tjerje të fibrave të forta me metodën e lagësht, sipas konstruksionit është me fleta: fija paratjerse dembështjellet nga masura(1) nëpërmjet udhëheqësit të fijes nga porcelani(2) hynë në banjo(3) e mbushën me ujë të ngrohtë në temperaturë 45 – 60 ˚C nëpërmjet udhëheqësve të fijes(4).  Prej banjos fija paratjerse hynë në aparatin shtërngues(5) nëpërmjet udhëheqësit(6) dhe fletës(7) e cila është e vendosur në boshtë(8), mbështjellet në masurë fija tjerse(9).

           

Tjerja e fibrave të shkurta

 

Tjerja e fibrave të shkurta dallohet nga tjerja e firave të gjatë për nga fazat pregaditore. Fibrat e shkurtë zbuten dhe pregatiten me përzierje.

Pas përzierjes fibrat direkt shkojnë në lënuarje e cila ka për detyrë ti largon pa pastërtirat. Që të kryhet lënuarja më kualitative shfrytëzohet së pari lënuarja e ashpër e cila ka dy cilindra e në vazhdim fibrat kalojnë në lënuarje kualitative e cila ka deri në shtatë çifte të cilindrave.

 

Tjerja e fibrave shtazore

 

Tjerja e fibrave shtazore ndahet në dy grupe kryesore:

1.      Tjerja e fibrave prej deleve

2.      Tjerja e fibrave prej mëndafshit

Tjerja e fibrave shtazore zhvillohet në dy metoda kryesore:

1.      Metoda e lënuarjes për tjerjen e fibrave shtazore

2.      Metoda e krehjes për tjerjen e fibrave shtazore.

Në tjerjen e fibrave shtazore me metodën e lënuarjes shfytëzohen të gjithë fibrat pa marë parasyshë të shkurtra apo të gjata. Fijet tjerse që përfitohen me këtë metodë janë të kualitetit 33 – 500 tex, kurse në praktikë shfrytëzohen për materiale jo kualitative.

Në tjerjen e fibrave shtazore me metodën e krehjes shfytëzohen vetëm fibrat e gjatë dhe përfitohen fijet tjerse 14 – 16 tex, të cilat në praktikë shfytëzohen për prodhimin e materialeve më kualitative.

Metoda e lënuarjes për tjerjen e fibrave prej deleve – kjo metodë zhvillohet në këto faza:

1.      Pranimi, klasifikimi dhe vendosja e fibrave

2.      Çelja, larja dhe shtridhja e fibrave

3.      Tharja e fibrave

4.      Yndyrizimi dhe përzierja e fibrave

5.      Lënuarja

6.      Tjerja

Pranimi, klasifikimi dhe vendosja e fibrave

 

Fibrat shtazore në repartet e tjerjes vijnë në formë të denjeve. Denjet kanë peshë të ndryshme që mvaret prej vendit ku prodhohet, pesha e një dengut është prej 200 – 300 kg. Denjet vendosen në magacina speciale në të cilët nuk duhet të ketë lagështi dhe dritë. Mvarësishtë prej metodës fibrat shtazore klasifikohen në disa kategori foto(18).




Sortimi ose klasifikimi bëhet nga njerëzit të cilët kanë përvojë të madhe dhe zhvillohet në tavolina speciale të cilët janë me gjemba.

Çelja, larja dhe shtridhja e fibrave

 

Çelja zhvillohet në makina speciale në të ciat fibrat ndahen mes veti dhe pastrohen prej mbeturinave. Larja e fibrave shtazore zhvillohet në ujë të ngrohtë në makinën e quajtur laviatan (foto 19).



Kjo makinë është e pajisur me 4 – 6 banja të cilat janë të lidhura mes veti ashtu që fibrat lëvizin pa ndihmën e njeriut prej banjës së parë deri në banjën e fundit. Temperatira e ujit është 55 ˚C kurse preparatet që përdoren për pastrim duhet të kenë faktorin pH = 9. Shtridhja e fibrave zhvillohet në enë të perfornizuar (me vrima) e cila rrotullohet ku paraqitet gjatë rrotullimit fuqia centrifugale , gjatë rrotullimit uji largohet nëpërmjet vrimave kështu që në enë ngelin fibrat.


scan0020.jpg

Tharja e fibrave

 

 Pas centrifugimit në fibrat ngelë 35 – 50% lagështi, kjo është lagështi e tepërt dhe duhet të zvoglohet deri më 17%. Ky zvoglimi i lagështisë bëhet në makinat tharse.

Sipas konstruksionit makinat tharse ndahen në tre grupe:

1.      Makina tharse me fjoka

2.      Makina tharse me pllaka të rrafshta

3.      Makina tharse me cilindra të perfornizuar.

 

Dy llojet e para në praktikë shumë pakë përdoren për shkak të kapacitetit të dobët të tharjes dhe kualitetit të dobët të tharjes. Në kohën e sotme në praktikë më tepër përdoret makina tharse me cilindra të perfornizuar e cila ka kapacitetin e tharjes më të madhe kurse kualiteti është më i mirë foto(21)


Makina për tharjen me cilindrat e perfornizuar – fibrat prej centrifugës me ndihmën e shtresës(1) afrohet deri te cilindri i parë i cili me rrotullimin i përcjellë fibrat deri të cilindri(2) i cili me rrotullimin e tij i dërgon fibrat në shtresën lëvizëse(3). Tharja zhvillohet në cilindrin e parë në pjesën e poshtme, kurse në cilindrin e dytë në pjesën e epërt. Temperatura e tharjes është 80 – 150 ˚C pas tharjes fibrat pregatiten për përzierjen dhe yndyrizimin.

   

Yndyryzimi dhe përzierja e fibrave

 

Pas tharjes bëhet përzierja e fibrave shtazore me fibrat tjera, më së tepërmi me fibra kimik me qëllim që të arrihet kualiteti i caktuar.

      Sasitë e veçanta të fibrave që përzihen i quajmë komponente.

      Pas përzierjes bëhet yndyrizimi që donë të thotë fibrave shtazore u shtohet yndyrë me prejardhje bimore, shtazore ose prej mineraleve. Gjatë larjes fibrat shtazore e humbin yndyrën dhe në këtë formë nuk mund të përpunohen për shkak të rrezikut nga dëmtimet dhe forcës së fërkimit në mes fibrave. Që koeficienti i fërkimit të jetë sa ma i vogël gjatë përpunimit, kryesishtë gjatë fazës së lënuarjes fibrave prej deleve duhet tu plotësohet sasia e yndyrës e humbur gjatë larjes. Yndyrizimi i fibrave prej deleve zhvillohet në makinën për yndyrizim foto(22).

 

Fibrat me ndihmën e shtresës lëvizëse(1)dhe(2) afrohen deri tek shtresa numër(3) ku zhvillohet yndyrizimi me ndihmën e mekanizmit(5) i cili rrotullohet dhe është në formë të brushave. Ena numër(4) është me yndyrë e cila është e lidhur direkt me mekanizmin(5) ashtu që yndyra lëviz sipas nevojës. Cilindri(6) bën largimin e yndryës së tepërt dhe pas saj fibrat pregatiten për lënuarje.

     


 

Lënuarja e fibrave shtazore

 

Pas yndyrizimit fillon faza e lënuarjes e cila ka këto detyra:

1.      Çeljen e plotë të përzierjes

2.      Paralelizimin e fibrave

3.      Largimin e mbeturinave dhe fibrave të shkurtra

4.      Formimin e shiritit dhe fijes paratjerse

Në fazën e lënuarjes përdoren disa makina të cilat janë të renditura njëra pas tjetrës, këtë renditje e quajmë linjë të lënuarjes.  Këtë linjë e përbëjnë këto makina:

1.      Furnizuesi me fibra

2.      Makinat për paralënuarje ose paralënuarjsja

3.      Makina për lënuarja ose lënuarsja

4.      Formuesi i fijes paratjerse.

Furnizuesi me fibra foto(23) ka për detyrë ta furnizojë paralënuarsen me fibra në çdo kohë dhe me sasi të caktuar . Për këtë shkak është i pajisur me peshore automatike e cila kontrollon sasinë.


 Paralënuarsja foto(24) ka për detyrë ti shkatëron tufat e vogla prej fibrave dhe ti pregatit për lënuarje, është i përbërë prej një cilindrit të madhë dhëmbëzorë rreth të cilit rrotullohen cilindrat e vogël gjithashtu dhëmbëzorë.

 Lënuarsja foto(25) bën punën kryesore në këtë fazë përbëhet prej tre makinave lënuarse të cilat janë të renditura njëra pas tjetrës. Tre makinat lënuarse kanë konstrukcion të njejtë përbëhen prej nji cilindrit të madh dhëmbëzorë de disa cilindra të vogël të cilat rrotullohen rreth cilindrit të madh.



Shiriti formohet në fijen paratjerse në makinën e cila është e përbërë prej tre makinave të cilat mes veti janë të lidhura me anë të rripave.

Tjerja e fibrave shtazore me metodën e lënuarjes zhvillohet në makinën unazore të cilat sipas konstruksionit i ndajmë në dy grupe:

1.      Makina unazore me vazhdimësi

2.      Makina unazore me ndërprerje

 

Në praktikë më tepër përdoren makinat unazore me vazhdimësi sepse gjatë punës nuk kanë ndërprerje.

 

Tjerja e fibrave shtazore        

 

      Për tjerjen e këtyre fibrave egzistojnë dy lloje të makinave:

1.      Makina me diskontinuitet (me ndërprerje)

2.      Makina me kontinuitet (pa ndërprerje)

Makinën me diskontinuitet e quajmë ndryshe edhe selfektore, për atë se kanë kapacitet të vogël zënë sipërfaqe të madhe, në kohën e sotme shumë pak përdoren. 

Makina me kontinuitet janë ato makina që kanë kapacitet të madh por zënë sipërfaqe të vogël për këtë shkak në kohën e sotme kanë përdorim të madh.     

Metoda e krehjes të fibrave shtazore

 

Me këtë metodë përfitohen fijet tjerse më kualitative dhe përdoren fibra më të gjata. Kjo metodë dallohet prej mëtodës së tjerjes së pambukut në ate se fazat e pregatitjes ndryshojnë. Kjo metodë zhvillohet në këto faza:

1.      Pranimi, vendosja dhe klasifikimi i fibrave

2.      Larja, shtridhja dhe tharja e fibrave

3.      Pregatitja e përzierjeve

4.      Yndyrizimi i fibrave

5.      Lënuarja

6.      Shtërngimi i shiritit

7.      Krehja

8.      Shtërngimi i shiritit

9.      Paratjerja

10.  Tjerja

Pregatitja e fijeve tjerse për tjerje bëhet në makinën paratjerse e quajtur fllauer. Kjo makinë dallohet prej asaj të pambukut në aparatin shtërngues i cili është më i gjatë. Tjerja zhvillohet në makinat unazore dhe joboshtore.

Tjerja e mbeturinave të mëndafshit – azbestit dhe fibrave kimik

 

Fibrat jo kualitative që ngelin prej mëndafshit tjeren me metodë të posaçme të cilën e quajmë tjerje e mbeturinave të mëndafshit. Kjo tjerje zhvillohet në tre metoda:

1.      Metoda e lënuarjes – fijet tjerse kanë kualitet 30 – 64 tex

2.      Metoda e mbeturinave – fijet tjerse kanë kualitet 64 – 90 tex

3.      Metoda aparative – fijet tjerse kanë kualitet mbi 650 tex

 

Fibrat e asbestit janë të papërshtatshëm për tjerje si të pastërta për këtë shkakë përzihen me 17% fibra të pambukut. Materialet prej asbestit në praktikë përdoren për mbrojtje nga temperaturat e larta.

Fibrat kimike tjeren me metoda të ndryshme mvarësishtë prej gjatësisë, në praktikë përzihen me fibra të pambukut dhe në këtë mënyrë rritet kualiteti i fijeve tjerse.

 

 

Teksturimi 

 

Fijet tjerse kimike që përfitohen gjatë metodave të ndryshme kanë drejtësi të madhe dhe hollësi por janë pa krela. Materialet që përfitohen prej këtyre fijeve tjerse kanë vëllim të vogël. Që të rritet vëllimi i materialeve dhe të përfitohen krela në fijet tjerse kimike bëhet teksturimi i tyre. Procesi gjatë të cilit përfitohen krelat në fijet tjerse kimike dhe njëkohësishtë rritet vëllimi i tyre quhet teksturim.

Teksturimi zhvillohet në disa metoda, më tepër në praktikë përdoret metoda torzike.

Aparatura për zhvillimin e kësaj metode është paraqitur në foton(26)



Fija tjerse kimike dembështjellet prej masurës(1) me ndihmën e mekanizmit për frenim(2) dhe cilindrave(3) depërtn në zonën(4) të cilën e quajmë kanali termik. Në këtë kanal fija tjerse kimike zbutet dhe rritet vëllimi i fijes tjerse, në dalje prej këtij kanali bëhet ftohja e menjëhershme e fijes tjerse dhe në këtë mënyrë fiksohet forma e re e fijes tjerse, nëpërmjet cilindrave(6) fija tjerse mbështjellet në masurë(7).

Teksturimi bëhet vetëm në fijet kimike sepse ato gjatë ndikimit të nxehtësisë kanë aftësi që të zbuten dhe ta ndryshojnë formën, kurse fijet tjerse me prejardhje natyrale nuk e kanë këtë aftësi.

           

                                                           

 

Konvertimi

Në praktikë fijet kimike duhet të përzihen me fijet natyrore për shkak të gjatësisë së ndryshme në mes këtyre dy llojeve të fijeve duhet të bëhet shkurtimi i fijeve kimike.

Procesi i shkurtimit të fijeve kimike me ndihmën e makinave speciale dhe përzierja e tyre me fijet natyrore quhet konveritim. Makinat për zhvillimin e këtij procesi quhet konvektorë.


Kjo makinë është e paraqitur në foton(27).

Është e përbërë prej dy pjesëve kryesore, në pjesën e parë bëhet konveritimi ose shkurtimi (prej 1 – , kurse në pjesën e dytë bëhet përzierja e fijes kimike me atë natyrore (prej 9–13).

Me konvertimin është arritur të zvogëlohet kohëzgjatja e procesit teknologjik të tjerjes.

 
  Today, there have been 4 visitors (5 hits) on this page! Copright by (Gëzim Aliti) All rights reserved  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free